Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Secili mund të ketë periudha rasti që preket nga çrregullimet e ankthit, por në rastet kur këto çrregullime vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë ky është një problem që duhe të shqetësoheni.
Sipas mjekëve ekzistojnë disa lloje të çrregullimev të ankthit, përfshirë këtu:
- Çrregullimin e përgjithshëm të ankthit
- Çrregullimin e panikut
- Çrregullimet e ankthit të lidhura me fobinë.
Studiuesit besojnë se çrregullimet e ankthit mund të burojnë nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë dhe këto çrregullime ankthi trajtohen zakonisht përmes një larmie ndërhyrjesh, duke përfshirë psikoterapinë, mjekimin ose një kombinim të të dyjave.
Ndërsa çrregullimet e ankthit shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar dhe përcaktohen nga një diagnozë e saktë nga mjekët e shëndetit mendor, ka shenja dhe simptoma të zakonshme që mund t’i dalloni vetë.
Ja disa prej tyre:
- Shqetësim shumë i madh
- Vështurësi me gjumin
- Frikë irracionale, nëse keni frikë shumë të madhe për një ngjarje apo objekt të caktuar, tregon që keni fobi mbi atë ngjarje/objekt dhe fobia është një nga format e çrregullimit të ankthit
- Dhimbje muskujsh
- Frikë kur jeni vetëm
- Fajsimi i vetes për situatat që ju ndodhin
- Panik
- Ndjenja sikur do të ndodhë diçka e keqe nga momenti në moment
Nëse vëreni këto simptoma tek vetja ose tek një person i afërt, konsultohuni patjetër me mjekun/ shëndeti.com.al/ Health
No comments:
Post a Comment