Një nënë e re dhe foshnja e saj kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19. Për shkak të komplikacioneve të rënda të Covid-19, pacientja shtatzënë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate dhe arriti t’ia dilte mbanë. Rasti është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një foto nga momenti i ardhjes në jetë të foshnjës në kryeqytet.
“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë covid-19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha. Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e Covid-19, ia doli mbanë.”, shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment