Komisioni Europian, në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makrofinanciare për të përballuar pasojat negative sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia e COVID-19.
Në njoftimin për shtyp, KE thekson se Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente prej tre miliardë eurosh për 10 partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ata për kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.
“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të anës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Për sa i përket të gjitha programeve mbështetëse, transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, që përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milionë euriosh. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paparë”, thuhen në njoftimin zyrtar të KE-së.
Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se “Bashkimi Europian qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira”.
“Ky disbursim i parë prej 90 milionë eurosh do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda negative sociale dhe ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë e prekshme në Shqipëri”, tha ai.
Soreca tha se, “një disbursim i dytë prej 90 milionë eurosh do të ndiqet më vonë këtë vit, me përmbushjen e kushteve të politikës”.
“Ky program është një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët e saj në një kohë krize të paparë”, shtoi ai.
No comments:
Post a Comment