Bisedoi: Desara Çela
Covid-19 dëmton gjithashtu veshkat në të shumtën e rasteve duke shkaktuar infeksione të traktit urinar. Marrja në masë e medikamenteve ose edhe vetë virusi ka bërë që shumë persona të kenë probleme me veshkat. Në një intervistë për gazetën “ Shëndeti online” mjekja nefrologe Dr. Erisa Ago tregon më shumë rreth ndikimit të virusit COVID-19 në veshka.
Doktoresha, si ndikon COVID-19 tek sëmundjet renale?
Tek pacientët më sëmundje akute ose kronike renale, COVID-19 ka ndikuar negativisht. Pacientët të cilët janë me sëmundje akute që përfshijnë kryesisht infeksione të traktit urinar siç janë cistitet, vihet re që pas trajtimit me antibiotik për shkak të COVID-19 pacientët janë rënduar dhe kanë bërë cistite përsëri.
Cili është shkaku që i janë rikthyer përsëri cistitet?
Një shkak është mungesa e marrjes së mjaftueshme të lëgjeve sepse këta pacientë kanë bërë edhe bronkopneumoni, edema nga kortizonikë. Mjekët nuk i kanë rekomanduar dietë me shumë ujë ose lëgje, kështu që duke marrë shumë medikamente nuk janë hidratuar mjaftueshëm edhe pse kanë marrë antibiotikë në doza të mëdha.
Cila është mosha e prekur?
Të gjitha grupmoshat preken, dominon mosha mbi 50 vjeç. Pas kësaj moshe edhe metabolizmi fillon duke rënë dhe shafqen më shumë probleme. Në moshat e reja kryesisht e kalojnë më lehtë COVID-19 dhe nuk është se bëjnë cistite. Moshta mbi 50 vjeç janë më të prirur për të patur cistite dhe për të dhënë edhe efekte të tjera anësore.
Efektet anësore shkaktohen nga virusi apo nga medikamentet e marra?
Nga të dyja shkaktohen, nuk mund ta ndaj se kush e shkakton më shumë. Mendoj se edhe ai që nuk ka marrë mjekime por e ka kaluar virusin ka patur probleme renale.
A ka ndikuar virusi në nxjerrjen në pah të një sëmundje renale tek personat të cilët nuk kanë vuajtur më parë?
Po quhet sëmundje renale akute ose insuficiensë renale akute. Edhe kjo në moshat mbi 50 vjeç ndodh, sidomos kur kanë diabet, hipertension. Bëjnë një rritje të azotemisë dhe kratinemisë, një vlerë ku azotemia rritet më shumë dhe kreatinemia rritet më pak. Këto janë dy treguesit e funksionit të veshkës. Kur njëra rritet mbi normalen tregon që kemi një dëmtim akut e cila quhet deficiensë akute pre renale, e cila ndodh përpara një lloj dëmtimi.
Veshka është organi i fundit që vuan, pëson zmadhim kur dëmtohet. 1\4 e gjakut kalon dhe filtrohet nga veshka . Duke kaluar kaq sasi e madhe dhe gjaku brenda mund të ketë shumë toksina (nga medikamentet) fillon dhe zmadhohet. Zmadhimi i veshkës është i përkohëshëm nëse trajtohet siç duhet brenda një muaji. Nëse ky pacient nuk trajtohet mund ti fillojnë një sëmundje kronike ose dëmtim kronik i veshkës, kjo nuk ndodh zakonisht tek pacientët pa sëmundje, ndodh tek ato pacientë të cilët kanë sëmundje bashkshoqëruese.
Cilat janë simptomat ?
Ndihen shumë të lodhur, ulje të imunitetit dhe nuk e kuptojnë se kanë dhe probleme me veshkat.
Mungesë oreksi dhe kjo vjen më shumë si nauze, mendojnë se i kanë nga stomaku se mund ta kenë dëmtuar por ndërkohë që ai është mbrojtur për stomakun. Ajo që ndodh është se duke u rritur azotemia dhe kreatinemia krijohet gaztriti urenik. Toksinat që duhet të dalin me urinën mbahen brenda , duke qëndruar brenda shkaktojnë dëmtime në stomak, kokë. Këto janë dëmtime më të mëdha që ndodhin më radhë por që ndodhin tek këta pacientë. Mund të fillojë anemia ose një sëmundje kronike.
Deri tani unë kam hasur dëmtime të lehta dhe të rikuperueshme.
Trajtimi në shtëpi sa i rrezikshëm është për personat me sëmundje renale?
Përgjithësisht mjekët e familjes të zonës ku unë punoj gjithmonë konsultohen me mua rreth problemit që pacienti mund të ketë. Pacienti mund të ketë çrregullime të elektroliteve , çrregullime të zemrës.
Por që ka rrezik sepse në momentin që i jep Lasix fillon dhe urinon më shumë se çduhet, veshka e nxjerr kaliumin dhe duhet ti japësh kalium, këto janë raste të rënda që mund të ndodhin.
A kemi shtim rastesh të personave që vuajnë nga sëmundjet renale?
Po, pacientët që janë ndjekur për probleme renale, pasi kanë kaluar virusin kam parë që kanë patur dëmtime. Nëse këta pacient i kisha në stadin e parë ose të dytë tani kanë shkuar në stadin e tretë dhe të katërt. Pacientët pasi të kalojnë virusin, nëse kanë patur probleme të mëparshme, duhet të paraqitet tek mjeku për rikontroll, sepse gjendja mund të përkeqësohet.
No comments:
Post a Comment