Friday, April 23, 2021

Luleshtyrdhet: Ulin me 40% rrezikun e semundjeve të zemrës

Gati 16% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në vendet në zhvillim shkaktohen nga konsumimi i pakët i frutave, thonë shkencëtarët britanikë.

Rreth 1 në 4 vdekje në Britani dhe SHBA shkaktohen nga sëmundjet e zemrës. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se dieta e varfër është një nga shkaqet e fatkeqësive të tilla në të gjithë botën.

Konsumimi i vetëm një grusht luleshtrydhe në ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 40%, sugjeron një studim i ri. Pas një analize që iu është bërë 25 studimeve të mëparshme, shkencëtarët zbuluan se, antioksiduesit e njohur si antocianina, që i japin këtij fruti ngjyrën e kuqe, ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke mbrojtur arteriet, ulur tensionin e gjakut dhe inflamacionin

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë Lindore analizuan të dhënat e studimeve të kryera në lidhje me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe marrjes së antocianinës. Rezultate sugjerojnë gjithashtu se vetëm 1 deri 2 racione me boronica, mjedra ose luleshtrydhe çdo ditë sigurojnë mjaftueshëm antocianinë për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Efektet e antocianinës janë më të dukshme tek të rinjtë se të moshuarit, thuhet në studimin e publikuar tek revista “Molecular Aspects of Medicine”./ shendeti.com.al / Daily Mail

No comments:

Post a Comment