Monday, April 26, 2021

Dr. Sokrat Rizo: Policitemia Vera, ja si trajtohet sëmundja e rrallë e gjakut

Bisedoi: Desara Çela

Një ndër sëmundjet e rralla të gjakut është edhe Policitemia Vera (Polycythemia vera). Kjo sëmundje njihet si çrregullim i rrallë i gjakut në të cilin ka një rritje në të gjitha qelizat e gjakut, veçanërisht qelizat e kuqe të tij. Kjo sëmundje shkaktohet nga një ndryshmi gjenetik si pasojë e faktorëve ambiental, çka do të thotë që nuk është e trashëguar si sëmundje dhe nuk mund të trashëgohet. Prek moshën 55-60 vjeç. Në vendin tonë nuk ka një statistikë të numrit të këtyre personave që vuajnë nga kjo sëmundje por në vit mund të diagnostikohen rreth 10 persona.

Në një intervistë për gazetën “ Shëndeti Online” mjeku hematolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë dr. Sokrat Rizo tregon më shumë rreth kësaj sëmundje të rrallë të gjakut.

 Doktor, çfarë sëmundje është policitemia vera?

Polycytethemia Vera futet tek sëmundjet malinje hematologjike ku ka një rritje ose një  prodhim të tepruar të rruazave të kuqe të gjakut. Është një sëmundje e rrallë. Policitemia  Vera (Polycythemia Vera) futet tek ai grup sëmundjesh që quhen sëmundjet mieloproliferative, në këtë rast dëmtimi është ku prek linjën e selisë së kuqe të eritrociteve.

A është kjo sëmundje e trashëguar?

Jo! Kjo sëmundje nuk është e trashëguar që në mënyrë vertikale nëse e kanë prindërit duhet ta kenë dhe fëmijët . Janë dëmtime gjenetike që ndodhin si pasojë e faktorëve ambiental ose jo, të cilat e bëjnë këtë sëmundje me dëmtime gjenetike por jo e trashëguar.  Kjo sëmundje nuk trashëgohet.

Cilat janë disa nga simptomat?

Në përgjithësi ka individë të cilët nuk e ndjejnë fare që e kanë si sëmundje. Diganostikohen me këtë sëmundje vetëm kur bëjnë analiza rutinë të gjakut për x problem të caktuar që pacienti mund të ketë. Vihet re një rritje e parametrave të qelizave të kuqe dhe të hemoglobinës.  Mund të diagnostikohen me këtë sëmundje si pasojë e ndonjë komplikacioni që pacienti mund të ketë si infarkt ose ishemi e trurit. Kjo sëmundje i jep indicie për ti ndodhur kjo sepse gjaku duke patur më shumë qeliza se ç’duhet të ketë qarkullon më ngadalë dhe rrit probabilitetin për të bërë trombe.

Simptomat kryesore janë :

  • Skuqje në fytyrë, këta pacientë janë të kuq në fytyrë për shkak të eritrociteve dhe bazat e gjakut të lëkurës janë në sipërfaqe dhe duket pjesa e skuqjes së lëkurës
  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Zhurma në vesh
  • Kruarje trupi, kjo ndodh gjithmonë pasi kanë bërë dush.

Cila moshë preket?

Është sëmundje e moshës së rritur. Kur them e rritur i referohem moshës mesatare 55-60 vjeç. Nuk prek moshën e re ose të vogël, si fëmijët.

Sa është numri i këtyre pacientëve në vendin tonë?

Nuk kemi statistika të sakta për këtë sëmundje. Në vit mund të jenë raste të reja përafërsisht deri në 10 persona.

Kjo sëmundje është e trajtueshme apo e shërueshme ? Trajtohet në vendin tonë?

Është sëmundje kronike gjaku. E trajtueshme  por nuk mund të shërohesh nga kjo sëmundje.

Po! Kjo sëmundje trajtohet edhe këtu në vendin tonë.  Trajtohet në dy mënyra .

  • Medikamente
  • Heqje gjaku ndryshe quhet salaso

Procedura e heqjes së gjakut është e njëjtë si e marrjes së tij por në këtë rast i hiqet pacientit dhe nuk i dhurohet, ky gjak hidhet sepse nuk bën.

Sa duhet të trajtohet pacienti me mënyrën e salasos?

Kjo varet nga vlerat e hemoglobinës. Salaso është një trajtim fiziologjik por nuk është për çdo muaj.  E ndihmon në fazat e para pacientin për ti ulur sa më shpejt vlerat e hemoglobinës dhe të hematokritit.

Trajtimi me medikamente është me kokrra nga goja për çdo muaj. Pacientët janë të detyruar të bëjnë një ndjeke për çdo muaj tek mjeku hematolog me analizën e gjakut.  Ka medikamente këtu dhe e trajtueshme si në çdo vend të botës.

Cilat janë ekzaminimet që duhet të bëhen në diagnostikimin e kësaj sëmundje?

Trajtimin për këtë sëmundje e bëjnë mjekët hematolog.

Ekzaminimet janë disa duke filluar nga :

  • Hemograma ( analiza e gjakut komplet). Kjo analizë bëhet për të parë vlerat reale të hemoglobinës , hematokrit, eritricite.
  • Analiza gjaku të tjera për të parë vlerat që na çojnë drejt diagnozës
  • Biopsia e palcës së kuqe të kockës , ky është ekzaminimi bazë
  • Ekzaminime eko-grafike

 

 

 

No comments:

Post a Comment