Wednesday, April 28, 2021

Pfizer teston ilaçin kundër COVID-19

 

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer po kryen një provë klinike të një ilaçi eksperimental të quajtur PF-07321332, pilula e parë për të kuruar koronavirusin.

Medikamenti i përket një klase të ilaçeve të quajtura frenues të proteazës dhe pilula antivirale duhet të parandalojë përhapjen e virusit në trup, duke bllokuar enzimën që përdor koronavirusi për të bërë kopje në qelizat njerëzore.

“Daily Mail” raporton se faza e parë e provave klinike në SHBA dhe Belgjikë është planifikuar të përfundojë më 25 maj dhe nëse fazat e ardhshme, të cilat duhet të përfundojnë nga mesi i korrikut, vërtetojnë se ilaçi është i suksesshëm, ai mund të jetë në dispozicion në protokollet e trajtimit në vjeshtë.

Ilaçi, i njohur si PF-07321332, do t’u përshkruhej pacientëve në shenjat e para të infeksionit COVID-19.

Është e panjohur nëse ndonjë agjenci qeveritare amerikane po financon provat klinike dhe nëse SHBA ka vendosur tashmë ndonjë porosi për ilaçin.

No comments:

Post a Comment