Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Gjatë muajit të Ramazanit, miliona myslimanë në mbarë botën agjërojnë. Gjatë agjërimit ju jo vetëm ndryshoni mënyrën e të ngrënit dhe të gjumit, por ndryshon dhe ora biologjike e trupit.
Gjatë Ramazanit, për të përmbushur sasinë e energjisë dhe lëndëve ushqyese që trupi juaj ka nevojë gjatë ditës, duhet të hani ushqime të pasura me proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale, dhe duhet të siguroheni që të pini mjaftueshëm ujë.
Në të njëjtën kohë, kjo nuk do të thotë që duhet të hani gjithçka që ju nevojitet në të njëjtën kohë në syfyr. Nëse e bëni këtë, trupi nuk mund të shfrytëzojë marrjen e energjisë menjëherë, e cila mund të rezultojë në shtim në peshë, kjo sepse metabolizmi juaj përshtatet me modelet e të ngrënit gjatë Ramazanit.
Të rriturit duhet të pinë 3 deri në 4 litra ujë në ditë. Kjo do të thotë që duhet të pini dy ose tre gota ujë çdo orë nga iftari në syfyr.
Çfarë të hani dhe pini në iftar dhe syfyr
Iftar – kur prishni agjërimin për herë të parë, pini shumë ujë dhe lëngje.
Pije – ujë, qumësht, lëngje frutash ose smoothie – pini 2.5-3 litra ujë gjatë iftarit deri në syfyr. Pini qumësht dhe smoothie me bazë frutash dhe qumështi në mënyrë që të merrni energjitë e nevojshme për të përballuar ditën tjetër të ramazanit.
Hurmat e Arabisë: – hahen tradicionalisht për të prishur agjërimin që nga koha e Profetit Muhamed, hurmat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të prishur agjërimin pasi ato sigurojnë sheqerna natyrore për energji, sigurojnë minerale si kalium, bakër dhe mangan dhe janë një burim shumë i mirë i fibrave. Mund të provoni edhe fruta të tjera të thata të tilla si kajsi, fiq, rrush të thatë ose kumbulla të thata, të cilat gjithashtu sigurojnë fibra dhe lëndë ushqyese.
Fruta – sigurojnë sheqerna natyrale për energji, lëng dhe disa vitamina dhe minerale.
Supa – supa me bazë lëng mishi dhe perime është idelale për të marrë vitmaniat dhe mineralet e nevojshme. Hani supë me thjerza, fasule, makarona, oriz që t’ju mbajnë të ngopur gjatë.
Mundohuni të shmangni sa më shumë ushqimet e pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë sepse ju japin kalori të panevojshme dhe ju japin ndjesinë e etjes.
Në syfyr:
Pini sa më shumë lëngje: ujë, lëngje natyrale frutash, qumësht, dhallë.
Tërshërë me kos: tërshëra me kos dhe fruta natyrale ose të thata ju jep fibra dhe vitamina e minerale të cilat ju mbajnë të ngopur gjatë.
Hani ushqime me përbërje niseshtje: të tilla si oriz ose kuskus.
Hani kos: është i pasur me proteina, kalcium, jod dhe vitamina B. Mund ta kombinoni me fruta.
Bukë: zgjidhni bukë me fara. Shmangni bukën me shumë kripë./ British Nutritionist/ shëndeti.com.al
No comments:
Post a Comment