Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C.
Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.
Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca. Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është i mire për shëndetin e veshkave. Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.
Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe guackave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit. Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë të zakonshme per ata qe vuajne nga keto gure ..
Si ndikon lëngu i limonit tek gurët në veshka?
Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.
Citratet jane kripra te acidit citrik qe lidhen me kalciumin dhe bllokojne formimin e gureve. Duke marre lengun e dy limonave te tretur ne nje gote uje cdo dite, rriten citratet ne urine dhe pakesohet rreziku i gureve ne veshka
Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.
Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit: Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave. Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon. Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë. Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës.
No comments:
Post a Comment