Nga Blerina Bombaj, dietologe
Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i drithërave të plota bashkëshoqerohet me shumë përfitime shëndetësore, ku përfshihet ulja e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, diabetit të tipit 2, kancerit dhe problemeve të tretjes. Fibrat tek dritherat e plotë ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë e të hani më pak.
Gjithashtu, mund t’ju ndihmojnë nëmbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, duke ulur rrezikun ndaj diabetit të tipit 2. Drithërat e plota janë edhe prebiotik që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të mikrobiomës së zorrëve.
No comments:
Post a Comment