Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 24, si më poshtë:
Pjesëmarrësit u pyetën rreth shkallës së vështirësisë lidhur me aksesin ndaj medikamenteve në periudhën para dhe gjatë pandemisë COVID-19. Përgjigjet e tyre paraqiten në Grafikun 24. Mund të vihet re që gjatë pandemisë është rritur në mënyrë domethënëse përqindja e PAK që deklarojnë se kanë pasur shumë vështirësi për aksesin në medikamente gjatë pandemisë, krahasuar me periudhën para pandemisë (40.7% vs. 9%, përkatësisht), kjo kryesisht në sajë të uljes së përqindjes së PAK të cilët nuk e kanë pasur aspak të vështirë, e kanë pasur jo të vështirë ose mesatarisht të vështirë aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë, krahasuar me periudhën para pandemisë. Këto ndryshime janë shumë domethënëse nga ana statistikore (p<0.001 sipas Testit McNemar për dy mostra të lidhura).
Grafiku 25 paraqet përqindjen e PAK që kanë pasur vështirësi ose shumë vështirësi në aksesin ndaj medikamenteve para dhe gjatë pandemisë, sipas faktorëve të pavarur në studim. Mund të vihet re që përqindja e PAK që kanë pasur vështirësi ose shumë vështirësi për aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë COVID-19 është rritur për çdo grup në studim, krahasuar me shifrat përkatëse para pandemisë.
Shkalla e vështirësisë për aksesin ndaj medikamenteve rezultoi e lidhur pozitivisht dhe
në mënyrë domethënëse me praninë e problemeve financiare, si rezultat i drejtpërdrejtë
i pandemisë, madje kjo lidhje forcohet më tej gjatë pandemisë: koeficienti i korrelacionit
sipas Spearman midis këtyre dy treguesve është 0.207 para pandemisë dhe 0.273 pas
pandemisë (p<0.001). Forcimi i lidhjes nënkupton rritjen e shkallës së vështirësisë për
aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë.
Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.
No comments:
Post a Comment