Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anticovid për studentë e pedagogë. Në prag të nisjes së universitetit, Manastirliu thotë se ky proces po bëhet për të patur një garanci më shumë për vitin e ri akademik.
Postimi i plotë
“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit.”
No comments:
Post a Comment