Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura, për shkak të rritjes së shifrave nga koronavirusi.
Kjo masë ishte në fuqi deri më datë 06 shtator, por ministrja e ka zgjatur deri më 20 shtator. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.
No comments:
Post a Comment