Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer. Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anticovid.
Ndërkohë vaksinimi masiv vijon në Shqipëri teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.
Postimi i plotë
“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni.”
No comments:
Post a Comment