Një projekt kërkimor italian po teston realitetin virtual gjithëpërfshirës si një mjet të ri për rehabilitimin motorik të gjymtyrëve të sipërme te personat me pasoja të goditjes cerebrovaskulare.
Përparësitë e gjetura janë të shumta, nga mundësia e propozimit të ushtrimeve të larmishme rehabilituese të lidhura me mjedise të veçanta, pra më pak “të mërzitshme” për pacientët, në atë të kryerjes së rehabilitimit nga shtëpia, duke llogaritur ndërhyrjen e mjekut nga distanca.
Për më tepër, kjo teknologji e re lejon matjen në kohë reale të kinematikës së lëvizjeve gjatë kryerjes së ushtrimeve dhe mundësinë pasuese të monitorimit sasior të progresit.
Qasja ndryshon nga ajo më tradicionale, pjesërisht ngaqë bazohet në aspektin e lojës, e quajtur edhe “gamification”: falë syzeve të zakonshëm të realitetit virtual, pacienti zhytet në një mjedis rrethues, ku mund të veprojë në mënyrë më aktive, në vend që të kryejë ushtrime thjesht duke parë një ekran.
Në këtë mënyrë, rritet përfshirja dhe transferimi i aftësive motorike të fituara në jetën e përditshme. Qëllimi i eksperimentit është të verifikojë se si dhe në çfarë mase kjo ndërhyrje përkthehet në një rikuperim më të madh të funksioneve të gjymtyrëve.
No comments:
Post a Comment