Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka ngritur dyshime lidhur me përshkrimin e recetave për pacientët e sëmurë me virusin e rëndë Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, Kalo shkruan se shumë ilaçe të njohura si Remdesvir, Favira, Truvada, Tamiflu, kanë rezultuar të padobishëm, por përdoren për trajtimin e qindra pacientëve, ndonëse OBSH ka deklaruar mospërdorimin e tyre.
“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!”, shkruan mjeku Kalo.
No comments:
Post a Comment