Friday, September 17, 2021

Personat me aftësi të kufizuar/ Shërbimi shëndetësor gjatë pandemisë u përkeqësua në 17.3% të rasteve

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 20, si më poshtë:

Më shumë se gjysma e personave me aftësi të kufizuar (56.4%), për të cilët ka informacion, kanë kërkuar ndihmë shëndetësore gjatë periudhës së pandemisë. Midis këtyre, 65.1% kanë kërkuar ndihmë tek mjeku i familjes, 26.5% tek mjeku specialist, 3.2% kanë kërkuar ndihmë edhe tek mjeku i familjes edhe tek mjeku specialist dhe 5.3% kanë kërkuar ndihmë në burime të tjera, të tilla si: familjarët, miqtë, mjeku psikiatër, shoqata të ndryshme, spital, etj. (Grafiku 20)

Pjesëmarrësit që deklaruan se kanë përdorur sistemin shëndetësor gjatë pandemisë (të tria nivelet) u ftuan të vlerësonin shërbimin e marrë në këto institucione gjatë pandemisë. Përgjigjet e tyre paraqiten në Grafikun 21. Sipas pjesëmarrësve, shërbimi shëndetësor gjatë pandemisë u përkeqësua në 17.3% të rasteve, u përmirësua në 8.4% të rasteve dhe nuk ndryshoi në pjesën dërrmuese (74.3%) të rasteve.

 

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

No comments:

Post a Comment