Situata me koronavirusin në vendin vijon të jetë e rënduar. Në një raportim nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj tha për “News24” dhe se vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në këtë spital 12 urgjenca mjekësore me të sëmurë rëndë.
“E premtja ka shënuar rekordin e urgjencave mjekësore. Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më tani janë të paktën 12 ambulanca deri më tani me të sëmurë rëndë, që kanë mbërritur në spitalin Covid-1. Shumica e personave të mbërritur sot janë në moshë mbi 70 vjeç. Nga bisedat jashtë spitalit thuhet se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë bërë vaksinën dhe nuk kanë qenë të infektuar më parë me virusin. Ngarkesa spitalore në të dy spitalet Covid ka mbërritur në 80%, pra vetëm 20% e shtretërve janë të lirë. Po të ecet me këtë ritëm shtrimesh, brenda kësaj jave do të ezaurohen të gjithë shtretërit”, tha gazetari Skëndaj.
No comments:
Post a Comment