Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID3, ku aktualisht marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus. Kraja pohoi se të shtruar janë 230 pacientë, ndërsa shtoi se ka një kapacitet prej 30% të lirë në dy spitalet. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se mes të shtruarve ka edhe gra shtatzëna dhe mosha të reja deri në 19 vjeç.
“Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç.
No comments:
Post a Comment