Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve sa i takon situatës së pandemisë së koronavirusit.
Ajo pohoi se Shqipëria ka alokuar 120 milionë euro për t’u përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimër apo dhe për dy vitet e ardhshme për planin për të përballuar pandeminë. Ajo tha se “arma” e fortë është vaksinimi.
Pandemia e COVID ka vënë në një sfidë edhe sistemin tonë shëndetësor. Nëse në këto vite nuk do të ishin ndërmarrë këto investime, dhe nëse s’do të ishte vënë fokusi aty, përballja me COVID do të ishte katastrofike. Kjo solli ato rezultate që na ndihmuan për të përballuar një situatë epidemike si kjo. Nëse do të flasim për përballimin e situatës, kemi shumë mësime për të mësuar. Shqipëria ka alokuar 120 mnl euro për skenarin që parashikon në planin tonë, plan i miratuar, për pandeminë. Plan përgjigje për dy vitet në vazhdim.
No comments:
Post a Comment