Friday, July 24, 2020

27 – vjeçari nuk ndërroi jetë nga COVID – 19, por nga një sëmundje e lindur e gjakut

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e sotme u raportua për një viktimë tjetër të COVID – 19. Vdekja e një 27 – vjeçari nga Kavaja nuk kishte të bënte me irusain keqbërës, por me probleme shëndetësore të të riut në lidhje me një sëmundje të lindur të gjakut.

Reagimi për këtë çështje ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka përgënjeshtruar lajmet se 27 – vjeçari ka ndërruar jetë nga koronavirusi. MSH bën me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti vascular cerebral.

Që nga fillimi i pandemisë kemi 123 humbje jete nga 4466 raste të rezultuara pozitive me COVID – 19.

No comments:

Post a Comment