Friday, July 24, 2020

Vilma Nushi, letër nga spitali: Po marr oksigjen në shtratin e një spitali, por s’do vdes nga mallkimi juaj

Biznesmenja e njohur Vilma Nushi publikon një letër teksa ndodhet në spital, si pasojë e prekjes nga koronavirusi. Me këtë letër ajo u drejtohet të gjithë personave që e kanë sulmuar vazhdimisht. Ajo shprehet se as nuk ka para të fshehura, as nuk ka shkelur ligjin, por vetëm ka punuar dhe ka hapur qindra vende pune.

Nushi thekson faktin se pasurinë që ka, e ka ndërtuar me shumë sakrificë, përkushtim dhe se nuk bëhet fjalë për pasuri që nuk i dihet filli.

Letra e plotë:

Unë nuk kam pasuri që si dihet emri dhe vendi, pasi pasuritë e mija janë aty  në mes të Kasharit, ku normalisht i shikojnë me lakmi ziliqarët dhe i vlerësojnë ato që dinë sa mund dhe djersë ka aty brenda. Une skam para në arkë , nuk kam para në shtëpi , as poshtë jastëkut, paratë gjenden në llogaritë e M&D në banka. Une si shoh ato, por janë një armatë njerëzish që i lëvizin dhe punojnë me to dhe që bëjnë që të punojë kjo makinë e madhe që kam krijuar .

Unë jam Vilma Nushi, dhe tani që po shkruaj, jam në një shtrat spitali ku marr oksigjen, infektuar me COVID19. Kam marë me mijëra urime të shërohem sa më shpejt, por sot dua tu flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdes meqë më di të pasur.

Unë nuk kam asnjë pasuri në emrin tim sic thua ti, jo nga mania që kanë njerëzit të fshehin pasurinë, por nga arsyeja e thjeshtë se unë kam pasuri biznesin tim. Kështu mallikim yt s’ka vlere se flet për gënjeshtra. Të vetmet prona në emër tim janë pronat  që kam trashëguar nga gjyshërit  e mij të nderuar, familja Zeraliu dhe familja Marika.

Pasurinë se kam bërë në emrin tim dhe as për emrin tim. Por ti se di këtë, sepse ti degjon disa mjeranë, që e quajnë veten politikanë, që e dinë shumë mirë këtë , por e përdorin emrin tim sepse kanë frikë të përdorin emrin e asaj makine të madhe që kam ndërtuar këto 30 vjetë, që e ka emrin marketing&distribution.

Edhe pse unë jam në spital dhe larg nejrëzve të mij të familjes dh ebiznesit, ajo makineri punon e qetë, e sigurte me shume energji dhe vizion.

Pasurinë time që ti mallkon , këto 30 vjet e kam ndërtuar pak nga pak me energji dhe përkushtim, me dashuri dhe sakrifica te pafundme. Të rrisësh një ndërmarrje ke kënaqesinë të rritesh bashkë me të, me muret dhe mjetet , me oborret me pemet, lulet por me teper me njerëzit që punojnë për të , që jane asetet e mija shpirtërore më me vlerë, që më kanë dhënë kënaqësinë dhe  motivimin për të vazhduar për të punuar .

Por kam vënë re edhe një gjë që ka ndodhur me kalimin e viteve, kam vënë re, se si ke kënaqësinë të shohësh , se sa me shume puna shtohet e më shume fiton , aq më shumë paguan për shtetin, dhe ke kenaqësi shume kur paguan, kam vënë re se si behen çdo ditë, rrugët ku ecim unë dhe ti , për kopshtet ku shetisim unë dhe ti , për shkollat ku dërgojmë fëmijët unë dhe  ti, për spitalet ku shkojmë unë dhe ti .

Unë nuk kam asnjë deklaratë për të bërë për pasuri që nuk i dihet filli, as nëpër banka apo  offshore, sepse çdo gjë është shkruar në librat e shenjtë të kontabilitetit, të M&D që është aq kollaj ti lexosh.

Unë nuk kam pasuri që si dihet emri dhe vendi, pasi pasuritë e mija janë aty  në mes të Kasharit, ku normalisht i shikojnë me lakmi ziliqarët dhe i vlerësojnë ato që dinë sa mund dhe djersë ka aty brenda. Une skam para në arkë , nuk kam para në shtëpi , as poshtë jastëkut, paratë gjenden në llogaritë e M&D në banka. Une si shoh ato, por janë një armatë njerëzish që i lëvizin dhe punojnë me to dhe që bëjnë që të punojë kjo makinë e madhe që kam krijuar.

 

No comments:

Post a Comment