Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ndërkohë 104 raste kane rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë raporton se Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 68-vjeçare nga Pogradeci. Një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.