Friday, July 24, 2020

ISHP: Si të vendosni, përdorni, hiqni dhe të hidhni një maskë

Instituti i Shëndetit Publik kërkon të ndiqen disa udhëzime bazë për përdorimin me maskës si mjet mbrojtës. Në një postim në rrjetin social facebook, ISHP shkruan:

#VendosMaskë kufizo përhapjen e #COVID19

Është shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.

Ju lutemi ndiqni udhëzimet ”

Ja cilët janë hapat që duhet të ndiqni sipas ISHP – së:

  1. Para se të vendosni maskën lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
  2. Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë mes fytyrës dhe maskës;
  3. Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit, nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
  4. Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr, hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
  5. Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshme.

No comments:

Post a Comment