Tuesday, July 28, 2020

Erion Veliaj infektohet me COVID-19

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se pas testimit të koronavirusit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por është në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me familjen.
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.”

Në vijim, Veliaj shton se “askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi” dhe bën thirrje për t’u mbrojtur nga Covid-19 përmes respektimit të masave mbrojtëse si larja e duarve dhe përdorimi i maskës.

“Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”

No comments:

Post a Comment