Friday, July 24, 2020

Ndërron jetë 26 – vjeçari, viktima e dytë më e re në vend nga COVID – 19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Një djalë 26 – vjeçar nga Kavaja nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID – 19. BalkanWeb shkruan se i riu ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 4 ditësh dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 26  – vjeçari vuante nga talasemia, sëmundje kjo që ia ka vështirësuar akoma më shumë sfidën me virusin keqbërës.

Një javë më parë u shënua viktima e parë më e re, një 21 – vjeçare e intubuar që vuante nga sindromi metabolik.

No comments:

Post a Comment