Friday, July 24, 2020

Infektohen me Covid burrë e grua në Peqin, të dy janë avokatë

2 raste të reja me Covid raportohen në qytetin e Peqinit.

Të infektuar janë burrë e grua, me profesion avokatë.

Nuk bëhet me dije se nga e kanë marrë Covidin por tamponi u është bërë pasi kanë shfaqur simptoma.

Kujtojmë se ditën e djeshme 108 raste të reja u konfirmuan pozitive me COVID.

Deri tani 125 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me coronavirusin që ka mbërthyer mbarë botën. / Newsbomb.al

No comments:

Post a Comment