Thursday, July 23, 2020

Ja cilët janë faktorët riskues të të rinjve ndaj COVID – 19

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Grupmoshat e reja janë njësoj të rrezikuara nga COVID – 19, edhe pse më parë vëmendja u fokusua tek mosha e tretë. Kohët e fundit, viktimat në moshë të re e përforcojnë akoma më shumë këtë fakt. Por çfarë i rrezikon më shumë të rinjtë?

Mjekja mikrobiologe Blerta Brati, në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, jep disa faktorë që dobësojnë imunitetin e të rinjve:

  1. Përdorimi i drogës
  2. Mungesa e një stereotipi normal, si: ngritja në mëgjes, dushi, ushqimi, fjetja
  3. Ushqimi jo i shëndetshëm
  4. Gjumi i natës është zëvendësuar me atë të ditës
  5. Të prekurit me HIV / AIDS

Sipas Bratit, të rinjtë e ditëve të sotme nuk janë njësoj me të rinjtë e viteve më përpara. Mjekja thekson fatin se të qenit i shëndetshëm nuk do të thotë të jesh i ri.

“Të rinjtë e ditëve të sotme ndryshojnë nga të rinjtë e kohëve më përpara. Të jesh i ri nuk do të thotë të jesh i shëndetshëm. Janë të rinj në moshë, por organizmi i tyre nuk është i fuqishëm në mbrojtje. Të rinj në moshë, por jo në imunitet dhe shëndet.”

Çfarë sugjeron mjekja të bëhet?

Mjekja mikrobiologe jep disa masa të rëndësishme për t’u ndjekur, që në pamje të parë nuk kushtojnë asgjë më shumë, përveçse mbrojnë shëndetin tonë.

-Supermarketet të hapen me orare të ndryshme, të kishim një grafik

-Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht

-Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncerte

-Respektimi i radhës

 

No comments:

Post a Comment