Friday, July 24, 2020

Rritet numri i të infektuarve në Elbasan, konfirmohen dy raste të reja

Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në Elbasan.

Burime për Abc Neës bëjnë me dije se një nga rastet është punonjës i bashkisë së Elbasanit, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Labinont. Rasti i ri në Labinont është një specialist që punon në këtë njësi administrative.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 4 466 të infektuar mes të cilëve 125 kanë humbur jetën./abcnews.al

No comments:

Post a Comment