Wednesday, July 22, 2020

COVID – 19, Greqia bllokon hyrjen nga pika kufitare e Kakavijës

Gazetare: Klevisa GJIKA

Qeveria greke ka bllokuar hyrjen e shqiptarëve dhe të huajve në pikën kufitare të Kakavijës.

Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi. Ky sistem është i detyrueshëm për t‘u plotësuar gjatë periudhës së pandemisë, mirëpo jo të gjithë bien dakort me vendimin e shtetit fqinj për vendosjen me detyrim të këtij rregulli.

Kjo gjë ka krijuar radhë të gjata pritjeje në këtë pikë kufitare, ku kryesisht janë shqiptarë apo shtetas të huaj që duan të udhëojnë drejt Greqisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, qeveria greke pohoi kalimin e qytetarëve nga Kakavija, ndërkohë që mbrëmë kjo pikë është bllokuar.

No comments:

Post a Comment