Tuesday, July 28, 2020

Berat Buzhala: Secili duhet të luftojë për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Gazetari Berat Buzhala bën një apel të fortë për të gjithë qytetarët në këto kohë pandemie. Ai kërkon që të gjithë të luftojnë dhe të mbrojnë veten dhe familjen e tyre.

Vetë Buzhala është i prekur nga COVID-19 dhe thirrjet e tij për kujdes kanë qenë të vazhdueshme. Kujtojmë se prindërit e tij janë infektuar nga koronavirusi dhe fatkeqësisht babai i gazetari të njohur nuk ka mundur ta fitojë betejën me SARS COV-2.

Postimi i plotë:

Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur. As D’ja prej distances sociale. Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma. Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore. Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon. Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare. Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.

Së di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lute.

 

No comments:

Post a Comment