Monday, July 27, 2020

Infektohen dy nënkryetarët e Bashkisë Lezhë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Rritet numri i rasteve të infektimeve në Bashkinë Lezhë. Pjesë e të prekurve nga COVID-19 janë edhe dy nënkryetarët e kësaj bashkie, që sipas të dhënave të deritanishme janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Momentalisht nuk kanë probleme shqetësuese shëndetësore, përveçse temperaturë. Ata janë të izoluar në banesat e tyre dhe do jenë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Dy infektimet në fjalë nuk kanë pezulluar punën në bashki. Funksionimi i kësaj të fundit vazhdon normalisht.

Kujtojmë se në këtë qytet deri tani vetëm një person e ka humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që në total, numri i të prekurve ka shkuar në 84.

No comments:

Post a Comment