Thursday, July 23, 2020

Mbi 15 milion njerëz të infektuar me COVID – 19 në nivel global

Gazetare: Klevisa GJIKA

Numri total i të prekurve nga koronavirusi në botë kap shifrën e mbi 15 milionëve. Aktualisht, numrin më të madh të të prekurve e kanë Amerika Latine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtimi i rasteve ka detyruar shumë vende të kthehen në masat e mëparshme anti – covid. Sipas të dhënave, 1 milion të infektuar i përkasin ditëve të fundit. Ky informacion tregon se numri i infektimeve të reja po rritet frikshëm.

Periudha post – karantinim u shoqërua me një “boom” vatrash të reja infeksioni dhe krahasuar me periudhën e përfundimit të izolimit total shifrat janë dyfishuar. Ndërsa që nga nisja e pandemisë numri i viktimave ka arritur në 616,000.

Dëshira për t’i dhënë fund kësaj situate është shumë e madhe, mirëpo deklarata e fundit e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit solli doza të theksuara pesimizmi, me pohimin se nuk do të ketë një vaksinë të paktën deri në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

No comments:

Post a Comment