Wednesday, July 22, 2020

Elbasan, shpërthim në uzinën e Kurum, plagosen 7 punonjës, 3 në gjendje të rëndë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Paraditen e sotme ka ndodhur një shpërthim në repartin e oksigjenit në uzinën e kompanisë turke “Kurum”. Ngjarja ka ndodhur në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit.

Nga informacionet e deritanishme, shtatë punonjës janë plagosur rëndë, tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 4 të tjerët kanë dëmtime të lehta.

Kujtojmë se kjo zonë në Elbasan është, në pjesën më të madhe, nën menaxhimin e kompanisë turke në fjalë.

No comments:

Post a Comment