Thursday, July 23, 2020

Erion Dasho: Strukturat s’janë treguar vizionare për aplikimin e masave inteligjente

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ulja e rasteve të infektimeve në 68 ditën e djeshme është shoqëruar me reagime nga ekspertët e shëndetit. Mjeku Erion Dasho, në një intervistë për Euronews, kritikoi veprimet qeveritare për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19.

“Fatkeqësisht kjo administratë, ky Komitet Ekspertësh, të vetmet masa që dinë të marrin deri tani janë ato masa që janë ato masa restriktive. pra, janë masa që paralizojnë dhe mbyllin, dhe nuk janë treguar vizionarë dhe të aftë që të marrin masa që unë i kam quajtur si inteligjente. Masa që kthejnë spitalet me risk zëro për transmetim të COVID, masa që të kemi një administratë dhe transport të sigurt. Qytetari shqiptar sot është mosbesues ndaj autoriteteve dhe ekspertëve. Ne jemi të gjithë koshientë, dhe jemi duke e parë që sot qytetari nuk po bindet t’i respektojë ato masa”,  tha ai.

Dasho tregoi se bashkëpunimi me ekspertë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe BE mund të ndihmojë për lehtësimin e kësaj situate, mirëpo sipas tij kjo gjë nuk është e mundur pa mbështetjen e qeverisë.

“Nuk është në dorën time që t’u drejtohem autoriteteve. Ne vazhdimisht i kemi kërkuar partineritet Ministrisë së Shëndetësisë, jo vetëm unë, por edhe një grup i madh mjekësh specialistësh, mjekë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë  prej vitesh në SHBA, Kanada dhe BE dhe i kemi ofruar shërbimet tona falas si solidaritet në përpjekjet e qeverisë. Ne i kemi ofruar këto shërbime dhe na janë refuzuar.Komiteti i Eksperteve nuk ka aftësinë dhe as vizionin për të kuptuar se ka nevojë për ndihmë në përballimin e kësaj epidemie. E vetmja masë që ka treguar të marrë  kjo qeveri deri tani, janë masat restriktive”, u shpreh Dasho.

Mjeku Dasho ia lë fajin për ecurinë e deritanishme Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në fund të intervistës teksa u pyet për efektshmërinë që ka përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura ai theksoi faktin se jo të gjithë mund ta blejnë një mjet të tillë mbrojtës. Sugjerimi i tij ishte që maska t’u rimbursohet të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë.

No comments:

Post a Comment