Tuesday, July 21, 2020

Studim i ri: Vaksina e koronavirusit në Oxford prodhon reagim të fortë imunitar

Gazetare: Klevisa GJIKA

Gjithçka na duhet në këto kohë është një vaksinë. Të paktën kështu mendohet për t’i dhënë fund situatës së krijuar nga COVID – 19 në nivel global.

Për këtë, uiversiteti i Oxford – it ka kryer shumë eksperimente, prej të cilave bën të ditur se se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksine kundër COVID – 19 nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxisin reagime të forta në sistemin imunitar. Puna për këtë arritje po vijon dhe deri tani programi i vaksinave po mbështetet me 84 milion £ nga Qeveria Britanike.

Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID – 19 dhe kjo kurë mund të rikthejë shpresën e munguar tek popullsia e gjerë, pas një kohe të gjatë pesimizmi, që në fakt ende është dominuese.

Lajmi u shpërnda nga ambasada britanike në Tiranë, ku shkruhet: Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar një vaksinë për të gjithë.

No comments:

Post a Comment