Friday, October 30, 2020

Rekord të infektuarish me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon mbi situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)
Raste të reja ditore  319
Të shëruar ne 24 orë   90
Të shtruar në spitale     301
Humbje jete në 24 orë3
Testime ditore   1534

Testime totale            123,960
Raste pozitive    20,634
Raste të shëruara    11,097
Raste Aktive      9,035
Humbje jete       502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës          847
Fier           692
Korçë   569
Shkodër        522
Lezhë           405
Elbasan        395
Vlorë           360
Berat           266
Kukës          191
Gjirokastër    129
Dibër            93

Është infektuar personeli i Hemodializës në QSUT! Mjeku jep alarmin: Situatë e rrezikshme, pacientëve të këtij sektori COVID mund t’u shkaktojë vdekjen!

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga mjeku i njohur i këtij shërbimi, Ahmet Duraku që thotë se prej 4 ditësh i është drejtuar Shefit të Shërbimit me një kërkesë për të nisur hetimi epidemiologjik, por që nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Mjeku nuk e përjashton mundësinë që infeksioni të jetë përhapur nga stafi mjekësor tek pacientët, por për ta vërtetuar këtë duhet që të gjithë të shtruarit dhe bluzat e bardha t’i nënshtrohen testit.

Duraku i kujton qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë se pikërisht një prej grupeve më të rrezikuara nga COVID-19 janë të sëmurët që trajtohen në Qendrën e Hemodializës.

Doktori apelon se në asnjë rast pacientët nuk duhen të shtrohen në spital pa kryer më parë testin për COVID-19.

Në emër dhe të kolegëve të tij, doktor Ahmed Duraku i kërkon qeverisë të investojë për të mbrojtur mjekët dhe infermierët si dhe të lëvrojë pagën e luftës për të gjithë bluzat e bardha pasi përballë përhapjes komunitare të virusit i gjithë personeli shëndetësor ndodhet në vijën e parë të betejës.

Ndërkohë burime për ‘News 24’ thonë se në spitalin COVID 2 janë të paktën 2 mjekë të tjerë të diagnostikuar me koronavirus, të cilët ndodhen të karantinuar në shtëpi.

Që prej shpalljes së pandemisë, koronavirusi i ka marrë jetën 8 punonjësve të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë.

j.l./ dita

Menopauza: Ndryshimet në trup dhe lidhja me sëmundjet e zemrës

Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj

Rreziku i sëmundjes së zemrës rritet për të gjithë ndërsa plaken, por për gratë simptomat mund të bëhen më të dukshme pas fillimit të menopauzës.

Menopauza nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare. Por faktorë të caktuar të rrezikut rriten gjatë kohës së menopauzës dhe një dietë me shumë yndyrë, pirja e duhanit ose vese të tjera jo të shëndetshme që fillojnë më herët në jetë mund të sjellin dëme, tha Dr. Nieca Goldberg, një kardiolog dhe një vullnetare e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

“Menopauza nuk është një sëmundje. Është një fazë natyrale e ciklit jetësor të një gruaje”, thotë Dr. Goldberg. “Është e rëndësishme për gratë, ndërsa i afrohen menopauzës, të bëjnë vërtet një vlerësim të shëndetit të tyre.” Mesatarisht, fillimi i menopauzës, kur periodat menstruale ndalojnë përgjithmonë, ndodh rreth moshës 54 vjeç.

Më shumë se një në tre femra ka një formë të sëmundjes kardiovaskulare. Një rritje e përgjithshme e sulmeve në zemër tek gratë shihet rreth 10 vjet pas menopauzës. Sëmundja e zemrës është vrasësi kryesor i grave.

Nivelet e estrogjenit mund të luajnë një rol të rëndësishëm

Një rënie në hormonin natyror të estrogjenit mund të jetë një faktor në rritjen e sëmundjes së zemrës tek gratë pas menopauzës. Estrogjeni besohet të ketë një efekt pozitiv në shtresën e brendshme të murit të arteries, duke ndihmuar në mbajtjen e enëve të gjakut fleksibël. Kjo do të thotë se këto enë mund të relaksohen dhe të zgjerohen për rrjedhën e gjakut.

Pavarësisht përfitimeve të estrogjenit, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon kundër përdorimit të terapisë hormonale pas menopauzës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës ose goditjes në tru, sepse disa studime kanë treguar që duket se nuk zvogëlon rrezikun.

Rënia e estrogjenit nuk është e vetmja arsye që gratë përballen me një rrezik më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare pas arritjes së menopauzës, tha Dr. Goldberg. “Ne po përpiqemi ta kuptojmë pjesën tjetër të saj”.

Ndryshimet në trup ndodhin me menopauzën. Presioni i gjakut fillon të rritet. Kolesteroli LDL, (ose kolesteroli “i keq”), ka tendencë të rritet ndërsa HDL (ose kolesteroli “i mirë”) bie ose mbetet i njëjtë. Trigliceridet, lloje të caktuara të yndyrnave në gjak, gjithashtu rriten.

Përpiquni për shëndetin e zemrës

Nëse keni ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme dhe vazhdoni ta bëni në menopauzë, rreziku  për sëmundjet e zemrës dhe goditje në tru është më i ulët. Probabiliteti është më I lartë të sëmureni nëse keni pas raste të tilla në familje, pasi këto lloj sëmundjesh janë të trashëgueshme.

Gratë duhet të kujdesen për zemrën e tyre përmes ushtrimeve të rregullta dhe ushqimit të mirë dhe duke eleminuar zakone si pirja e duhanit, të cilat mund të kontribuojnë në menopauzë të hershme, të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut, të ulin fleksibilitetin e arterieve dhe të ulin nivelet e kolesterolit HDL, Dr. Tha Goldberg.

Për të marrë lëndët ushqyese që ju nevojiten, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të hani një model diete që thekson:

  • fruta, perime,
  • drithërat,
  • produkte qumështi me pak yndyrë,
  • peshk dhe arra,
  • ndërsa kufizon mishin e kuq dhe ushqimet e pijet me sheqer.

Gratë duhet të synojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe 300 minuta ose më shumë në javë për një program të rëndësishëm humbje peshe, në varësi të nevojave individuale. Ecja, çiklizmi ose noti – aktivitete që përdorin muskuj më të mëdhenj me rezistencë të ulët – janë ushtrime të mira aerobike, tha Dr. Goldberg.

 

Kur dhe për sa kohë një i sëmurë me Covid-19 mund të na infektojë me sëmundjen?

Dr. Alket Koroshi
SARS-CoV-2 përhapet kryesisht nga personi në person përmes grimcave të frymëmarrjes, ndoshta me madhësi të ndryshme, të cilat lëshohen kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Për shkak se të grimcat më të vogla (aerosolët) dhe grimcat më të mëdha (pikat) janë përqendruar brenda disa metrave , gjasat e transmetimit zvogëlohen me distancën fizike dhe rritjen e ventilimit. Shumica e infeksioneve të SARS-CoV-2 përhapen me anë të transmetimit të grimcave të frymëmarrjes brenda një distance të shkurtër (kur një person është <2 m nga një person i infektuar) . Aerosolët mund të gjenerohen gjatë procedurave të caktuara (p.sh., intubimi ose përdorimi i nebulizanteve) por gjithashtu ndodhin ne aktivitete të tjera dhe në rrethana të veçanta, të tilla si të folurit, të kënduarit ose të bërtiturat brenda në ambiente të ajrosura dobët në këto situata, mund të ndodhë transmetim në distanca më të gjata. Për shkak se transmetimi me frymëmarrje është aq i theksuar , maskimi dhe distancimi fizik ulin ndjeshëm mundësinë e transmetimit.
ARN-SARS-CoV-2 është zbuluar në gjak dhe jashtëqitje, megjithëse përhapja me rrugen fekale- orale nuk është dokumentuar. Një studim mjedisor dhe epidemiologjik i një grupi të vogël rastesh sugjeroi mundësinë e transmetimit me ajer qe permban aerosol fekal pas shplarjes së tualetit, por kjo ka të ngjarë të jetë e rrallë. Në kushte laboratorike, SARS-CoV-2 mund të gjendet në karton, plastikë dhe çelik inox për disa ditë. Kontaminimi nga sipërfaqe te ndryshme është propozuar të luajë një rol në transmetimin, por kontributi i tyre është i pasigurt dhe mund të jetë relativisht i vogël.
Një sfidë e madhe për të kufizuar përhapjen e SARS-CoV-2 është se njerëzit asimptomatik dhe presimptomatik janë infektivë. Pacientët mund të jenë infektivë 1 deri 3 ditë para shfaqjes së simptomave, dhe deri në 40 deri 50% të rasteve mund t’i atribuohen transmetimit nga njerëz asimptomatik ose presimptomatik. Pak para dhe menjëherë pas shfaqjes së simptomave , pacientët kanë nivele të larta virale nazofaringeale, të cilat më pas bien brenda një periudhë prej 1 deri në 2 javë. Teste të reagimit (PCR) mund te jene pozitiv për javë dhe muaj, por studimet që zbulojnë vlerësimin e mundshëm të virusit dhe vlerësimin e gjurmimit të kontaktit sugjerojnë që kohëzgjatja e infektivitetit është shumë më e shkurtër; rekomandimet aktuale të ekspertëve mbështesin heqjen e izolimit në shumicën e pacientëve 10 ditë pas shfaqjes së simptomës nëse ethet kanë munguar për të paktën 24 orë (pa përdorimin e agjentëve antipiretik) dhe simptomat e tjera janë ulur.

COVID-19: Çfarë rekomandohet për udhëtarët

Rekomandohet të shtyni udhëtimet e panevojshme në zonat me rrezik të Kinës. Zonat e rrezikut të Kinës mund ti gjeni në faqet e internetit të OBSH-së.

Nëse shkoni në Kinë, në zonat në rrezik, rekomandohet të vaksinoheni kundër gripit sezonal të paktën dy javë para udhëtimit. Vaksinimi ndaj gripit të paktën dy javë para nisjes është për të bërë më të lehtë diagnozën dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara, duke pasur parasysh simptoma të ngjashme midis koronavirusit dhe gripit, për të shmangur bashkëjetesën e dy viruseve në të njëjtin organizëm dhe për të zvogëluar hyrjen në dhomën e urgjencës për komplikime nga gripi.

Rekomandohet gjithashtu të shmangni vizitat në tregjet e produkteve ushqimore të freskëta me origjinë shtazore dhe kafshëve të gjalla, të shmangni kontaktin me njerëzit që kanë simptoma të frymëmarrjes dhe të lani duart shpesh.

Nëse një person zhvillon simptoma të frymëmarrjes (kollë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje) ndërsa është në zonat e rrezikut, duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Për të gjithë personat që, në 14 ditët e fundit, kanë hyrë në Shqipëri pasi kanë qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, siç është identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit keta persona duhet te vetekontrollohen dhe vetekarantinohen

Nëse simptomat e frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje) ndodhin në dy javët pas kthimit nga zonat e rrezikut:

  • kontaktoni numrin e telefonit falas të Urgjencës Kombëtare 127
  • vishni një maskë kirurgjikale nëse jeni në kontakt me persona të tjerë
  • lani rregullisht duart./ISHP

 

Thursday, October 29, 2020

Përditësim: Qindra të infektuar, situatë e rënduar në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 275 raste të reja me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht 6 qytetarë kanë humbur jetën.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalet COVID, ku 291 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm, nga të cilët 13 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Situata e rënduar: MSHMS lajmëron mbylljen e universiteteve dhe lokaleve në zonën e Bllokut

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njëherësh drejtuese e Komitetit të Ekspertëve që merren me menaxhimin e pandemisë deklaroi se në vend gjenden aktualisht 500 vatra aktive të përhapjes së infeksionit SARS CoV-2, nga të cilat, 35% janë në Tiranë.

“Kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online për të paktën një muaj. Universitetet dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë,” tha Rakaçolli.

Numri i infektimeve aktive në vend 130 raste për 100 mijë banorë.

Rakacolli bëri gjithashtu të ditur se Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë pas orës 22 “duke qenë se konstatohet një vatër rreziku nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës.”

Aktualisht në Shqipëri ka 8654 raste aktive të njohura të SARS CoV-2 nga të cilët gjysma janë në Tiranë.

Si paraqitet situata me fëmijët në Urgjencën Pediatrike?

Intervistë me Prof. Ass. Numila Kuneshka, Shef Shërbimi i Urgjencës Pediatrike për portalin e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Stina e vjeshtës është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më e prekur janë gjithnjë fëmijët. Si paraqitet situata në Urgjencën pediatrike, a ka një rritje të fluksit të pacientëve?

Me ardhjen e stinës së vjeshtës gjithmonë shihet një rritje e numrit të vizitave në Urgjencën e Pediatrisë. Aktualisht në këtë Urgjencë paraqiten mesatarisht 100 pacientë në ditë. Ky numër është më i vogel krahasuar me po të njëjtën periudhë të viteve të kaluara ku ka pasur dy-trefishin e  kësaj shifre.

Problemet kryesore që paraqesin fëmijët gjatë kësaj periudhe janë ato respiratore dhe më pak ato gastrointestinale.

Si është organizuar puna në Urgjencën Pediatrike për të menaxhuar situatën?

Në situatën e pandemisë të Covid-19 në  Urgjencën e Pediatrisë, meqënëse është urgjencë polivalente, pra në funksion të të gjitha specialiteteve të pediatrisë, bëhet triazhimi i rasteve edhe që suspektohen për Covid-19. Për të gjithë pacientët e vegjël që paraqiten në Urgjencë me temperature, pa një fokus të veçantë dhe që kanë indikacion të shtrohen, bëhet tamponi për të përjashtuar Covid-19. Deri në rezultatin e tamponit, fëmija qëndron i hospitalizuar në ambientet e posaçme në urgjencë, ku merr edhe terapinë përkatëse sipas patologjisë, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Visrusit Sars Cov2.  Nëse pacientët rezultojnë Covid Pozitiv tranferohen në Shërbimin e Pediatrisë Infektive, në të kundërt, në bazë të problematikave që paraqesin, dërgohen në shërbimet e specializuara të Pediatrisë për trajtim mjekësor.

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 shqetësimi i prindërve është shtuar dhe në momentin e temperaturës së parë i drejtohen Urgjencës Pediatrike në QSUNT. Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur shfaqet temperatura te fëmijët?

Ëshë e vërtetë që situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në rritjen e shqetësimit të prindërve që në shenjat ose temperaturën e parë që paraqet fëmija. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje prindërve që të kontaktojnë fillimisht pediatrin e familjes për të marrë keshillat dhe ndihmën mjekësore. Nese mjeku i familjes e gjykon që gjendja e femijës është përkeqësuar, atëhere nëpërmjet sistemit të referimit e drejton në Urgjencën e Pediatrisë.  Në këtë mënyrë shmanget grumbullimi i madh dhe i panevojshëm i pacientëve në ambjentet e Urgjencës dhe risku i infektimit. Gjithashtu kjo do të evitonte kohën e pritjes në Shërbimin e Urgjencës për rastet të cilat kanë nevojë për shërbim mjekësor të specializuar.

Po ju bien flokët? Ja cilët janë shkaktarët

Histori familjare (trashëgimia). Shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve është një gjendje e trashëgueshme që ndodh me plakjen. Kjo gjendje quhet alopecia androgjene, tullacia e modelit mashkullor dhe tullacia e modelit femëror.

Ndryshimet hormonale dhe kushtet mjekësore. Një sërë kushtesh mund të shkaktojnë humbje të përhershme ose të përkohshme të flokëve, duke përfshirë ndryshime hormonale për shkak të shtatzënisë, lindjes, menopauzës dhe problemeve të tiroides.

Medikamente dhe suplemente. Humbja e flokëve mund të jetë një efekt anësor i barnave të caktuara, të tilla si ato që përdoren për kancer, artrit, depresion, probleme të zemrës, përdhes dhe presion të lartë të gjakut.

Terapia rrezatuese . Flokët mund të mos rriten përsëri si më parë.

Një ngjarje shumë stresuese. Shumë njerëz përjetojnë një rrallim të përgjithshëm të flokëve disa muaj pas një goditje fizike ose emocionale. Ky lloj i rënies së flokëve është i përkohshëm.

Stilet e flokëve dhe trajtimet. Modelimi i tepërt i flokëve ose modelet e flokëve që tërheqin flokët tuaj të ngushtë, të tilla si bishtaleca ose bërthama, mund të shkaktojnë një lloj humbje të flokëve të quajtur alopecia tërheqëse. Trajtimet e flokëve me vaj të nxehtë dhe të përhershme gjithashtu mund të shkaktojnë rënien e flokëve. Nëse ndodh dhëmbëza, humbja e flokëve mund të jetë e përhershme.

Manastirliu: Nëse nuk respektohen masat, do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli nga foltorja e Kuvendit për situatën e rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”, tha ministrja.

Më tej, ajo u ndal dhe tek akuzat e opozitës, duke thënë se ata po bëjnë ping-pong me situatën, duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Dua ta filloj këtë fjalë me një lajm të mirë, Shqipëria revistës më prestigjioze akademike është vlerësuar me 70 pikë, nga 100 pikë të mundshme, duke vlerësuar sistemin shëndetësor. Kjo falë atyre që ka bërë qeveria shqiptare. Shqipëria ka marrë 70 pikë njësoj si Rumani, pra vende të Evropës, dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Indikatorët që kanë shënuar pikët e larta janë trajtimi i tumorit të gjirit, tuberkulozit, sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinal, etj. Të gjitha këto janë vlerësime të rëndësishme që ne marrim nga revista prestigjioze, ku punojnë më shumë se 5 mijë akademikë me burime të dhënash të sakta. Këto janë faktet.

Shumë shkurt do të ndalem te situata, që po përjetojmë, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Po citoj disa fjalë të kreut të OBSH, që thoshte se aty ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mungesë e madhe për shkencën, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë. Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve”, shtoi Manastirliu

Ja ç’duhet të dini, nëse planifikoni të hiqni maskën tuaj dhe ta përdorni përsëri gjatë ditës

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Eshtë e rëndësishme te dini të vishni, te hiqni dhe te mbani maskën tuaj siç duhet, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë.
Kur vendosni maskën:
1.Gjithmonë lani duart tuaja së pari me ujë dhe sapun para se të vendosni maskën tuaj.
2. Sigurohuni që maska ​​të jetë e pastër dhe të mos ketë lot ose vrima.
3. Mos vish një maskë të ndotur ose të dëmtuar.
4.Rregulloni maskën në mënyrë që të mbulojë gojën, hundën dhe mjekrën tuaj pa lënë hapësirë ​​anash.
5.Sigurohuni që të merrni frymë rehat.
Ndërsa mbani maskën
1.Ndryshoni maskën tuaj nëse është e ndyrë ose e lagur.
2.Mos e vendos maskën poshtë hundës ose mjekrës ose mos e vish në kokë – ajo duhet të mbulojë plotësisht gojën dhe hundën për të qenë efektive.
3. Mos e prekni maskën tuaj ndërsa e keni veshur.
Këshillë: Nëse planifikoni të hiqni maskën tuaj dhe ta përdorni përsëri gjatë ditës,
Ruajeni në një qese të pastër të riciklueshme. Përdorni një çantë për secilin anëtar të familjes.
Kur vendosni maskën në qese ose e mblidhni, trajtojeni atë nga elastikët ose shiritat (pa prekur sipërfaqen e maskës) për të shmangur ndotjen e mundshme.
Mos harroni të lani duart para se ta vendosni përsëri.
Kur hiqni maskën
1.Lani duart para se të hiqni maskën.
2.Hiqeni duke përdorur shiritat e gomes ose rripa.
3.Shmangni prekjen e pjesës së përparme të maskës.
4.Lani duart pasi të hiqni maskën.
Maskat me cope, duhet të lahen pas çdo përdorimi dhe të ruhen në një qese të pastër.
Maskat mjekësore janë të destinuara vetëm për përdorim të vetëm dhe ato duhet të hidhen në një kosh të mbyllur mbeturinash.

COVID-19 DHE DIABETI/Çfarë duhet të dinë dhe të bëjnë njerëzit me diabet?

Marrë nga : Shoqata e Diabetit në Shqipëri
Për njerëzit që jetojnë me diabet është e rëndësishme të marrin masa paraprake për të shmangur virusin nëse është e mundur. Rekomandimet që po i jepen gjerësisht publikut janë dyfish të rëndësishme për njerëzit që jetojnë me diabet dhe këdo që është në kontakt të ngushtë me njerëzit që jetojnë me diabet.
• Lani duart mirë dhe rregullisht.
• Mundohuni të shmangni prekjen e fytyrës tuaj para se të keni larë dhe tharë duart.
• Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha objektet dhe sipërfaqet që preken shpesh.
• Mos ndani ushqim, gota, peshqirë, mjete etj.
• Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me një pëlhurë ose përdorni brrylin.
• Mundohuni të shmangni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes siç është kollitja.
• Mendoni nëse mund të bëni ndryshime që do t’ju ndihmojnë të mbroni veten ose të dashurit tuaj. Për shembull, a mund të shmangni udhëtimet e panevojshme të biznesit? A mund të shmangni tubimet e mëdha? A mund të shmangni transportin publik?
• Nëse jeni i sëmurë me simptoma të ngjashme me gripin, qëndroni në shtëpi.
Nëse keni diabet:
Përgatituni në rast se sëmureni
• Kushtojini vëmendje shtesë kontrollit tuaj të glukozës. Monitorimi i rregullt mund të ndihmojë në shmangien e komplikimeve të shkaktuara nga glukoza e lartë ose e ulët e gjakut.
• Nëse shfaqni simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë të ngritur, kollë, vështirësi në frymëmarrje), është e rëndësishme të konsultoheni simbas rastit me një profesionist të kujdesit shëndetësor apo ndihmë mjekësore dhe trajtim te menjëherëshem.
• Çdo infeksion do të rrisë nivelet e glukozës tuaj dhe do të rrisë nevojën tuaj për lëngje, prandaj sigurohuni që të keni një furnizim të mjaftueshëm me ujë.
• Sigurohuni që të keni mjaftushem ilaçe të diabetit. Mendoni se çfarë do t’ju duhej nëse do të duhej të karantinonit veten për disa javë.
• Sigurohuni që keni ushqim të mjaftueshëm.
• Sigurohuni që do të jeni në gjendje të korrigjoni situatën nëse glukoza në gjak bie papritur.
• Nëse jetoni vetëm, sigurohuni që dikush tek i cili mund të mbështeteni të dijë që keni diabet pasi mund të keni nevojë për ndihmë nëse sëmureni.
• Mbani një orar të rregullt, duke shmangur mbingarkesën dhe duke bërë një gjumë të mirë natën.

Wednesday, October 28, 2020

Kostoja e një recete Covid sa 77% e rrogës minimale

Trajtimi në shtëpi i të sëmurëve me koronavirus kushton nga 18 mijë lek deri në 23 mijë lekë, në varësi të markës së ilaçeve.

Për të krijuar një ide të saktë, në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews, u llogarit se kjo kosto është të paktën sa 39% e rrogës mesatare mujore, apo të paktën sa  77% e rrogës minimale në Shqipëri dhe shumë më shumë se pensioni mesatar në vend.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ u llogarit kosto e trajtimit të një të infektuari me Covid-19, bazuar në recetën e lëshuar nga mjeku specialist.

Kura Covid-19, për një person të infektuar është:

— Kurimi për 10 ditë me dy antibiotikë të ndryshëm;

— Kurimi me hollues standard të gjakut për rreth një muaj;

— Një kortizonik bazë për 10 ditë;

— Vitamina C dhe D për një muaj;

— Zink për një muaj;

— Ilaçe kundër temperaturës.

Kostoja e një kurimi të tillë e llogaritur shkon afërsisht në 18 mijë lekë, rreth 130 euro. Nga një recetë standarde Covidi, i vetmi medikament që rimbursohet është Xarelto, holluesi i gjakut.

Megjithatë, që të përfitohet rimbursim duhet të plotësohen shumë kushte nga pacienti dhe pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk e përfitojnë.

Nëse disa medikamente në këtë kurë zëvendësohen me marka më cilësore dhe më të fuqishme brenda kategorive përkatëse, atëherë kostoja shkon në rreth 23 mijë lekë, ose rreth 190 euro.

Por ka edhe shumë persona, të cilët nga frika apo kujdesi detyrohen që të marrin antiviral, i cili shitet në tregun informal nga 400 deri ne 800 euro. Antiviralët nuk janë të detyrueshëm.

Përveç antiviralëve, ka të sëmurë që bëjnë në kushte shtëpie terapi oksigjeni, e cila është sërish shumë e kushtueshme. Ajo shkon më shumë se sa 100 euro.

Prandaj, për shkak të antiviralëve dhe terapisë së oksigjenit, shumë vlerësime kanë dhënë shifra të mëdha dhe që nuk kanë lidhje me shumicën e atyre që kurohen në shtëpi.

Madje terapia e oksigjenit nuk këshillohet dhe duhet të bëhet në kushte shtëpie.

Situata e diabetikëve, Toti: Kostot indirekte më shqetësuese, shumë nuk e deklarojnë në punë

Në Shqipëri ka dhjetëra mijëra persona që vuajnë nga diabeti, por edhe nga kushte të pamjaftueshme mbështetje mjekësore dhe sociale. Shumë prej tyre ankohen jo vetëm për trajtimin financiar të pamjaftueshëm për t përballuar kostot, por edhe për një burokraci të tepruar, që u bën ditën edhe më të vështirë.

Sipas Florian Totit, mjek endokrinolog por dhe President i Shoqatës së Diabetikëve, “është turp që një 30-vjeçar me diabet të diskriminohet për rinovimin patentës. Në botë diskutohet a mund të bëhen pilotë aeroplani, këtu diskutohet a mund të merret patenta çdo 2 vjet. Diabetikët duhet të barazohen me të tjerët, sepse për ta shndërrohet në një faturë financiare shumë të lartë, në Francë duhet të bëjnë vizitë mjekësore çdo dy vjet vetëm pacientët me insulinë”.

Pikërisht kostot indirekte, ato që shkojnë përtej të mjekimeve, janë për Totin shpenzimet më të mëdha, rreth dy të tretat e kostove të përgjithshme. Bëhet fjalë për kosto transporti në kryeqytet, ku janë centralizuar shërbimet, ndërkohë që shumë nuk kanë leje në punë, se kanë frikë të deklarohen si diabetikë. Për të përballur impaktin social dhe psikologjik përtej atij mjekësor, ka filluar një projekt i Bankës Botërore, fillimisht në kryeqytet, që nënkupton se do te kalohet në një rivlerësim të ri të sëmundjeve kronike, jo vetëm nga ana mjekësore por edhe psikologjike dhe sociale.

Toti pranon mangësitë shqiptare ndaj diabetit, sqaron se “në 2014 kemi bërë një seancë parlamentare dëgjimi në Kuvend enkas për këtë çështje, dhe e vetmja gjë që zgjidhëm pjesërisht ishte rimbursimi deri në 25 vjeç. Për vitin 2020 mendohej të zgjerohej fasha, por tërmeti dhe COVID ka prekur fonde të rëndësishme të buxhetit, nuk dua të justifikoj por duhet të jemi edhe mirëkuptues”, thotë ai për A2.

Situata e diabetikëve, Toti: Kostot indirekte më shqetësuese, shumë nuk e deklarojnë në punë

Në Shqipëri ka dhjetëra mijëra persona që vuajnë nga diabeti, por edhe nga kushte të pamjaftueshme mbështetje mjekësore dhe sociale. Shumë prej tyre ankohen jo vetëm për trajtimin financiar të pamjaftueshëm për t përballuar kostot, por edhe për një burokraci të tepruar, që u bën ditën edhe më të vështirë.

Sipas Florian Totit, mjek endokrinolog por dhe President i Shoqatës së Diabetikëve, “është turp që një 30-vjeçar me diabet të diskriminohet për rinovimin patentës. Në botë diskutohet a mund të bëhen pilotë aeroplani, këtu diskutohet a mund të merret patenta çdo 2 vjet. Diabetikët duhet të barazohen me të tjerët, sepse për ta shndërrohet në një faturë financiare shumë të lartë, në Francë duhet të bëjnë vizitë mjekësore çdo dy vjet vetëm pacientët me insulinë”.

Pikërisht kostot indirekte, ato që shkojnë përtej të mjekimeve, janë për Totin shpenzimet më të mëdha, rreth dy të tretat e kostove të përgjithshme. Bëhet fjalë për kosto transporti në kryeqytet, ku janë centralizuar shërbimet, ndërkohë që shumë nuk kanë leje në punë, se kanë frikë të deklarohen si diabetikë. Për të përballur impaktin social dhe psikologjik përtej atij mjekësor, ka filluar një projekt i Bankës Botërore, fillimisht në kryeqytet, që nënkupton se do te kalohet në një rivlerësim të ri të sëmundjeve kronike, jo vetëm nga ana mjekësore por edhe psikologjike dhe sociale.

Toti pranon mangësitë shqiptare ndaj diabetit, sqaron se “në 2014 kemi bërë një seancë parlamentare dëgjimi në Kuvend enkas për këtë çështje, dhe e vetmja gjë që zgjidhëm pjesërisht ishte rimbursimi deri në 25 vjeç. Për vitin 2020 mendohej të zgjerohej fasha, por tërmeti dhe COVID ka prekur fonde të rëndësishme të buxhetit, nuk dua të justifikoj por duhet të jemi edhe mirëkuptues”, thotë ai për A2.

Si duhet ta vesh dhe heq maskën?

Ja se si duhet të veproni:

  • përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli.
  • mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
  • mos e prekni maskën gjatë vendosjes- nëse e prekni, lani duart.
  • kur maska laget apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska me një përdorim.
  • hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës;
  • hidheni menjëherë në një çantë të mbyllur dhe lani duart./Instituti i Shëndetit Publik

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku dhe drejtori i QSH në Lushnje, Muharrem Xhepexhiu

Mjeku i njohur i Lushnjës, Muharrem Xhepexhiu ka ndërruar jetë  pasi ishte i prekur me koronavirus.

64-vjeçari Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë.

Dr. Muharrem Xhepaxhiu ka qenë Mjek Familje dhe drejtor në Qendrën Shëndetësore Hysgjogaj në Lushnje.

Kujtojmë se po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.

Edhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ja cilët janë armiqtë kryesor që çojnë në dëmtimin e melcisë

nga Daniela Burnazi

Mëlçia është organi më i madh i trupit dhe ka disa funksione shumë të rëndësishme si: filtrimi i gjakut, përpunimi i lëndëve ushqyese, ndihmon për të luftuar infeksionet, ndihmon në prodhimin e proteinave që ju duhen për mpiksjen e gjakut etj.

Në këtë postim do t’ju paraqesim armiqtë kryesorë që ju dëmtojnë mëlçinë:

Alkooli: është një nga armiqtë kryesorë që ndikonë në dëmtimin e mëlçisë.

Mbipesha:obeziteti luan rol në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, e cila është një nga sëmundjet që prek me miliona njerëz. Kur qelizat e mëlçisë kanë shumë yndyrë çojnë në cerrozë apo dëmtim të plotë të saj.

Pijet e gazuara

Acetaminofeni: nëse merret në doza të larta mund ta dëmtojë shumë mëlçinë. Personat që kanë probleme me mëlcinë duhet të përdorin më shumë ilaçe bimore.

Ilaçet e tjera: përveç acetaminofenit, ka disa ilaçe të tjera që mund ta dëmtojnë rëndë mëlçinë, psh. përdorimi afatgjatë i steroideve anabolike (hormone mashkullore që disa atletë përdorin për të përmirësuar performancën e tyre) ka çuar në një rrezik të lartë të kancerit të mëlcisë.

Hepatitet: hepatiti B dhe C janë shkaktaret kryesorë për sëmundjet më të rënda të mëlcisë.

Pirja e duhanit

Sëmundjet autoimune

Burimi: Health

Çfarë duhet bërë kur dyshohet për një rast me Koronavirusin e ri?

Në kontekstin e shfaqjes së një agjenti infektiv, për të cilin nuk njihet mire menyra e transmetimit të drejtpërdrejtë nga njeriu te njeriu dhe rreziku epidemik dhe biologjik, çdo rast i dyshuar duhet të trajtohet sipas procedurës së përgjithshme bazuar ne ligjin 15/2016 per semundjet infektive.

Të gjithë mjekët e qendrave shendetesore që trajtojnë një pacient që dyshohet se është i infektuar me Koronavirusin e ri, duhet të njoftojne sipas ligjit 15/2016 dhe te kontaktojnë mjekun infeksionist si dhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës/ Tel 127, nëse rasti duhet te paaqitet apo shtrohet ne spital.

Nëse pacienti kontakton sistemin e kujdesit shëndetësore parësor (mjekun e tij të familjes, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Shëndetësore 127), këshillohet që të mos e drejtoni menjëherë në urgjencë, por të organizoni kujdesin e tij me masat e para mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget kontakti me pacientët e tjerë, dhe madje edhe në mungesën të shenjave në favor të transmetimit nga njeriu te njeriu./Instituti i Shëndetit Publik

Tuesday, October 27, 2020

Koronavirusi (COVID-19): Si të bisedoni me fëmijët?

Fëmijët tuaj po dëgjojnë vazhdimisht për koronavirusin (COVID-19). Çdo prind dëshiron të sigurohet që fëmijët marrin informacion të besueshëm, por edhe shqetësohet për mënyrën se si të flasin me ta në këtë situatë. Ja disa këshilla:

Eksploroni se çfarë di tashmë fëmija juaj

Bëni pyetje të përshtatura për nivelin e moshës së fëmijës tuaj. Kjo ju jep mundësinë për të mësuar se sa di fëmija dhe për të zbuluar nëse ai ka informacione të gabuara.

Ndiqni ritmin e fëmijës tuaj.

Disa fëmijë mund të kenë nevojë të kalojnë më shumë kohën duke folur. Nëse fëmija juaj nuk duket i interesuar ose nuk bën shumë pyetje, mos e detyroni të flasë.

Ofrojini fëmijës rehati dhe sinqeritet

Ndihmoni fëmijën tuaj të ndjehet i sigurt, por, në të njëjtën kohë, tregojini të vërtetën. Mos ofroni më shumë detaje nga sa shfaq interes fëmija juaj.

Nëse fëmija juaj pyet për diçka dhe ju nuk e dini përgjigjen, pranojeni këtë. Përdorni pyetjen si një mundësi për ta zbuluar së bashku. Kontrolloni faqet në internet të institucioneve zyrtare të shëndetit për informacion të përditësuar në lidhje me koronavirusin (COVID-19).

Flisni me qetësi dhe siguri

Shpjegoni se shumica e njerëzve që sëmuren ndjehen sikur kanë të ftohtë ose grip. Fëmijët e kuptojnë shqetësmin e prindërve. Prandaj, kur flisni për koronavirusin dhe lajmet, mundohuni të keni një zë të qetë dhe përpiquni të mos dukeni të mërzitur.

Jepini fëmijës mundësinë të flasin për frikën e tyre

Është e natyrshme që fëmijët të shqetësohen dhe të pyesin: “A mund të më ndodhë mua?” Informojeni fëmijën tuaj se, me sa duket, fëmijët e marrin këtë virus më pak dhe e kalojnë më lehtë se sa të rriturit. Jepuni të kuptojnë se gjithmonë mund të vijnë tek ju për të pyetur apo për të folur për gjithçka që i frikëson.

Kujdesuni të kuptoni se kur kanë nevojë për udhëzime

Monitoroni lajmet dhe informacionet që marrin fëmijët, veçanërisht fëmijët më të rritur që kanë akses në internet. Drejtojini ata në lajme me përmbajtje të përshtatshme për moshën, në mënyrë që të shmangni sa është e mundur informacione të pasakta apo që i frikësojnë.

Ndihmoni fëmijën të ketë kontroll

Mësojini fëmijës tuaj sjellje specifike që mund t’i bëjë për të patur kontroll. Mësojini rregullat e higjienës. Shpjegojini se larja e rregullt e duarve është shumë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së viruseve. Bëhuni një model i mirë për ta dhe lejojeni sa më shpesh t’ju shohë duke larë duart.

Flisni për masat që po merren për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe të shëndetshëm.

Fëmijët duhet të dinë se spitalet dhe mjekët janë të përgatitur për të trajtuar njerëzit që sëmuren. Fëmijët më të rritur mund të ngushëllohen me faktin se shkencëtarët po punojnë për të zbuluar një vaksinë. Këto biseda i përgatisin fëmijët edhe për ndryshimet në rutinën e tyre normale.

Shpjegojini lajmet dhe informacionet.

Nëse fëmija pyet, shpjegojini se vdekja nga virusi ndodh në një numër të vogël rastesh të infektuar. Shikoni lajmet së bashku me fëmijën, në mënyrë që të filtroni dhe të shpjegoni ato që dëgjon.

Kujdesuni për shqetësimin e fëmijëve për familjarët

Për shembull: nëse fëmija juaj dëgjon se të moshuarit kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë, ai mund të shqetësohet për gjyshërit. Lejojeni të flasë në telefon apo video-thirrje me të afërmit e moshuar, pasi kjo mund ta ndihmojë të ndjehet i sigurt për të dashurit.

Bëjani të qartë fëmijës suaj se është normale të ndjesh stres ndonjëherë

Të gjithëve u ndodh. Njohja e këtyre ndjenjave dhe të diturit që kohërat e vështira kalojnë  dhe jeta kthehet në normalitet, mund t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë qëndrueshmëri.

Konsiderojeni një bisedë në vazhdim

Vazhdoni të kujdeseni për të mbajtur nën kontroll situatën, së bashku me fëmijët tuaj. Flisni me ta për koronavirusin si një mënyrë për t’i ndihmuar të mësojnë për trupat e tyre, për mënyrën se si sistemi imunitar lufton sëmundjet apo gjëra të ngjashme.

Flisni shpesh për ngjarjet aktuale me fëmijën tuaj.

Është e rëndësishme ta ndihmoni atë të mendojë përmes informacioneve që dëgjon. Bëjini pyetje: “Si mendon se ndodhin këto gjëra?” Pyetje të tilla inkurajojnë bisedën për tema aktuale dhe shqetësuese për të./Instituti i Shëndetit Publik

Shenjat që ju paralajmërojnë se mund të keni Astmë

nga Daniela Burnazi

Astma bronkiale është një sëmundje kronike e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, që sidomos te fëmijët, në shumicën e rasteve është e lidhur me alergjinë.

Ja 7 shenjat kryesore që ju paralajmërojnë për astmë:

Kollitja: është një nga shenjat më të shpeshta të astmës. Kollitja mund të ndodhë kur rrugët e frymëmarrjes janë me inflamacion, kur keni ndjeshmëri të lartë ndaj parfumeve, polenit ose faktorëve të tjerë që ju bëjnë alergjik dhe ju irritojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këto raste keni astmë alergjike. Nëse kollitja vazhdon më shumë se 2 javë mund të ju paralajmërojë për astmë.

Fishkëllima në gjoks: frymëmarrja me tingull si të fishkur tregon se rrugët e frymëmarrjes janë ngushtuar shumë dhe zakonisht personat që vuajnë nga astma kanë këtë lloj frymëmarrje.

Vështirësi në frymëmarrje

Shtrëngim në gjoks: mund të ndihet në formën e dhimbjes, presionit etj të cilat shkaktohen nga shtrëngimi i muskujve rreth rrugëve të frymëmarrjes.

Kollitja me mukus

Burimi: HEALTH

Humb jetën si pasojë e COVID-19 specialistja e promocionit të shëndetit publik

Një tjetër profesionist shëndetësor ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale bën të ditur se ditën e djeshme është ndarë nga jeta, për shkak të COVID-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu në faqen e saj zyrtare në Facebook.

10 këshilla për të rënë në peshë personat që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2

nga Daniela Burnazi

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, rënia në peshë ju ndihmon në përmirësimin e sheqerit në gjak, ju ul presionin e lartë të gjakut dhe ju ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit. Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 e dinë se rënia në peshë për ta është e vështirë.

Në këtë postim do t’ju rendisim 10 këshilla si të bini në peshë kur vuani nga diabeti:

  1. Mbani një dietë mesdhetare: që do të thotë të konsumoni perime, fruta dhe dritëhra të plota që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Konsumoni perime, ushqime të pasura me omega 3 si salmon, bullgur, arra; yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado etj.
  2. Shmangni karbohidratet e rafinuara: si bukë e bardhë, oriz, makarona, ëmbëlsira këto ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak.
  3. Bëni aktivitet fizik: kjo nuk do të thotë të bëni patjetër palestër, ecja, vrapi i lehtë, ulja-ngjitja e shkallëve, janë gjithashtu forma të aktivitetit fizik.
  4. Mbani një ditar për nurmin e kalorive: mundohuni që çdo ditë të ulni nga pak kalori që të bini në peshë.
  5. Hani gjithmonë mëngjes: ngrënia e mëngjesit të shëndetshëm ju jep energji për gjatë gjithë ditës, ju ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumoni mëngjes të pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
  6. Kontrolloni shpesh peshën trupore: nëse shikoni se e keni tepruar një ditë më parë, ekuilibroni kaloritë në ditën tjetër për të rënë në peshë.
  7. Hani 2 mesvakte të vogla: përveç 3 vakteve kryesore, kështu nuk do të ndjeni uri gjatë ditës.
  8. Hani në porcione të vogla: përdorni pjata të vogla që të konsumoni më pak.
  9. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes: ju pastron nga toksinat dhe ju ndihmon të bini në peshë.
  10. Pini një gotë ujë para çdo vakti: ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të hani me pak.

Burimi: Health

A kam nevojë për vaksinë kundra gripit edhe gjatë pandemisë COVID-19?

nga Daniela Burnazi

Gjatë këtij sezoni që përgjithësisht gripi ka qënë një ndër virozat më të përhapura, shtrohet pyetja në duhet ta bëjmë vaksinën kundra gripit edhe gjatë pandemisë së Covid-19?

Përgjigjia e ekspertëve të Qendres për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përgjigjia është PO! Ju mund të infektoheni nga gripi apo nga Covid-19 në çdo kohë, 2 viruset janë të ndryshëm nga njëri tjetri.

Gripi dobëson shumë sistemin imunitar dhe është një rrisk më i madh për t’u prekur nga Covid-19. Sipas dr Mount Siani, mjek në Downtown, NY, rastet kur pacientët me Covid kishin pasur dhe grip ishin shumë të rënda. Prandaj, të moshuarit dhe fëmijët sugjerohen ta bëjnë vaksinën kundër gripit që të paktën mos të infektoheni nga ky virus. Nuk ka një studim mjekësor që tregon se vaksina kundra gripit mund të parandalojë edhe infektimin nga Covid-19.

Burimi: HEALTH

Infektohet personeli shëndetësor në spitalin e Traumës, edhe shërbimi i kirurgjisë i rrezikuar

Denisa Canameti

Edhe pse gjatë muajve të vështirë nga marsi deri në shtator urgjencat kirurgjikale u përballuan mirë nga spitali universitar i Traumës, ku edhe pse puna u dyfishua, nuk u raportua për personel mjekësor të infektuar me covid-19, duket se strategjia e vjeshtë-dimrit nuk do të mund të përballohet me të njëjtat ritme dhe entuziazëm. Infektimi i personelit mjekësor mund të rrezikojë strategjinë, duke vënë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përballë nevojës/domosdoshmërisë për hartimin e një plani të dytë.

Pavarësisht premtimit për të siguruar personelin mjekësor, me materiale të mbrojtjes personale, duket se situata po përkeqësohet, pasi burime për gazetën ‘Shëndet Plus’ raportojnë se një numër i konsiderueshëm i personelit mjekësor në spitalin e Traumës janë infektuar me koronavirus. Në këtë spital, ku që prej muajit mars po kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje, kanë rezultuar pozitiv me covid-19 mjekë dhe infermierë, duke rrezikuar mirë-funksionimin e shërbimit të kirurgjisë 1 dhe në shërbimin e sëmundjeve të brendshme. Të njëjta burime, konfirmojnë se në shërbimin e sëmundjeve të brendshme numri i personelit të infektuar është 5. Ndërkohë që janë bashkuar në 2 pavione. Ndërsa edhe në shërbimin e kirurgjisë numër 1, është infektuar personeli, dhe aktualisht po punon me kapacitet të plotë vetëm kirurgjia 2.

Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një fluks të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.

Shërbimi I kirurgjisë gjithashtu është mbyllur në spitalin bashkiak të Burrelit. Bëhet me dije se për shkak të të infektuarve janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

Ndërkohë, burime për gazetën ‘Shëndet Plus’ konfirmojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme numri i personelit shëndetësor të konfirmuar pozitiv me covid-19, është 7. Ku, 2 mjekë janë në Tiranë, 1 mjek në Fier, 1 mjek në Shkodër, 2 infermierë në Rrogozhinë, dhe 1 laborante në Gjirokastër.

 

A ju mbrojnë dorashkat nga Covid-19? Ja çfarë thonë ekspertët

nga Daniela Burnazi

Ndërsa nurmi i rasteve të prekur me Covid-19 po rritet dhe mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, shumë persona pyesin nëse dhe mbajtja e dorashkave plastike ju ndihmon që të parandaloni infektimin. Shumë persona mendojnë se po të mbajnë dorashka ndërsa blejnë në supermarkete apo në dyqanet e fruta perimeve do të parandalojnë virusin.

Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS),  dorashkat duhet t’i mbajnë vetëm mjekët dhe infermjerët që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar me Covid.

E kemi përmendur disa herë që SARS-COV-2 virusi që shkakton Covid-19 është një virus që hyn në traktin respirator me anë të spërklave të një personi të infektuar. Kjo do të thotë që prekja e produkteve në supermarket nuk do t’ju infektojë. Mjafton të lani apo të disinfektoni duart shpesh, por jo të mbani dorashka. Distancimi fizik është mënyra më efektive për të shmangur Covid-19.

Burimi: HEALTH

COVID-19: Udhëzime dhe këshilla për të moshuarit

Si mund ta menaxhoj shëndetin tim

  • Njerëzit e moshuar si dhe ata me gjendje të tjera shëndetësore, veçanërisht me hipertension arterial, diabet dhe sëmundje të zemrës, ka shumë mundësi që të sëmuren në mënyrë serioze me COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj të përgjithshëm, përfshirë edhe gjendjet e veçanta shëndetësore që tashmë ju keni;
  • Nëse keni ndonjë gjendje egzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë.

Mjekimi

  • Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore;
  • Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojuni një miku, anëtari të familjes ose kujdestarit tuaj që të sigurojë ilaçe për ju.

Diabeti

  • Njerëzit me diabet janë në rrezik të rritur. Nëse keni diabet, vazhdoni të merrni çdo ilaç, monitoroni nga afër nivelin e sheqerit në gjak dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Astma

  • Njerëzit që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të përdorin inhalatorin (inhalatorët) e tyre si zakonisht;
  • Nëse mendoni se astma juaj po përkeqësohet ose keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Kanceri

  • Njerëzit e prekur nga kanceri janë në rrezik të rritur, veçanërisht ata me tumore malinje që ndikojnë drejpërdrejt në sistemin imunitar dhe njerëzit që janë nën efektin e një trajtimi, përfshirë kimioterapinë;
  • Nëse keni kancer është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e përshkruar në mënyrë që të reduktoni rrezikun për të marrë COVID-19. Nëse nuk ndjeheni mirë dhe keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Nëse më nevojitet ndihmë apo suport nga të tjerët?

  • Nëse e keni të nevojshme të qëndroni në shtëpi, ose nëse jeni në shtëpi, kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj ndihmë dhe mbështetje. Ju dhe ata që ju ndihmojnë duhet të bëni atë që mundeni për të mbrojtur veten tuaj, siç u përshkrua më lart, përfshirë larjen e duarve;
  • Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj ndihmë për:
  1. Marrjen e ilaçeve,
  2. Blerjen e ushqimeve,
  3. Punët e shtëpisë,
  4. Marrjen e informacionit mbi COVID-19,
  5. Marrjen e informacionit se ku dhe si të merrni ndihmë mjekësore,
  6. Vajtjen në një institucion shëndetësor.
  • Sigurohuni që miqtë, familjarët ose kujdestari juaj e dinë nëse nuk ndiheni mirë;
  • Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndiheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, deri sa të keni marrë këshillat e duhura mjekësore, dhe nëse nuk keni nevojë urgjente për ndihmën e tyre;
  • Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj, që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndjeheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Ku mund të shkoj për ndihmë mjekësore?

  • Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë ose ilaç (medikament) për të kuruar COVID-19;
  • Ndihma mjekësore mund të ofrohet për të lehtësuar simptomat e COVID-19 nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Shumica e njerëzve që janë prekur nga COVID-19 do të shërohen me anë të mbështetjes mjekësore;
  • Nëse nuk ndjeheni mirë, mos u frikësoni ose më keq, mos e fshihni gjendjen tuaj shëndetësore. Kërkoni ndihmë mjekësore;
  • Nëse sëmureni seriozisht nga COVID-19, do t’ju nevojitet trajtim i specializuar në spital;
  • Sigurohuni që ju dhe familja juaj, miqtë ose kujdestari juaj, të dini se ku duhet të drejtoheni për ndihmë mjekësore ose këshillim nëse nuk ndjeheni mirë për shkak të etheve, kollës ose vështirësisë në frymëmarrje. Vendi më i përshtatshëm për të kërkuar ndihmë do të varet nga ku ju jetoni dhe nga pajisjet dhe mjetet që janë në dispozicion. Orientimi dhe këshillimi lokal, mund të jetë që të mos shkoni menjëherë në institucionin tuaj më të afërt shëndetësor. Mundohuni t’i gjeni paraprakisht këto informacione, në mënyrë që të jeni të përgatitur dhe të dini se çfarë duhet të bëni, nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore.

Ju lutemi mbani mend: COVID-19 është një sëmundje serioze, por ka gjëra që ne të gjithë mund të bëjnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Marrja e masave të duhura paraprake është e rëndësishme, por nuk ka nevojë për panik./Burimi: Instituti i Shendetit Publik

Monday, October 26, 2020

Çfarë e shkakton celulitin? A ka ndonjë mënyrë se si të shpëtoni përfundimisht prej tij?

nga Daniela Burnazi

Sipas dermatologëve rreth 90% e grave kanë celulit. Celuliti shkaktohet nga grumbullimi i indeve dhjamore në një pjesë të trupit, psh në kofshë, dhe pjesërisht është gjenetik. Ai prek më shumë gratë se burrat dhe nuk ka shumë lidhje me peshën trupore.

Ja disa sugjerime nga dermatologët për të shpëtuar nga celuliti:

Aplikoni kremra me kafeinë: kremrat me kafeinë ndikojnë në shkrirjen e qelizave dhjamore dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë pamjen e celulitit.

Aplikoni kremra të pasur me antioksidantë: kremrat me antioksidantë reduktojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë probleme në lëkurë, ndër të cilat është dhe celuliti. Kremrat e pasur me vitamina A,C, E me ekstrakte të shegës, farave të rrushit ose çajit jeshil janë një zgjedhje e mirë për të reduktuar celulitin.

Retinoli: Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon përdorimin e kremrave që përmbajnë retinol për të eleminuar celulitin. Retinoli ndihmon në formimin e kolagjenit të ri, kjo do ta bëjë lëkurën më të trashë dhe celulitin më pak të dukshëm.

Përdorni masazhues: disa masazhues druri janë shumë të mirë për të masazhuar zonën që keni celulit.

Përdorni “larjen e thatë”: praktika e pastrimit të trupit të palagur me një furçë është një mënyrë shumë e mirë për të larguar qelizat e vdekura dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Burimi: HEALTH

A kanë gratë shtatzëna ndonjë rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të COVID-19?

Nuk ka të dhëna shkencore mbi ndjeshmërinë e grave shtatzëna ndaj virusit. Shtatzënia përfshin ndryshime në sistemin imunitar që mund të rrisin rrezikun e marrjes së infeksioneve virale të frymëmarrjes, përfshirë edhe ato nga Koronaviruset. Përveç kësaj, gratë shtatzëna mund të tregojnë një rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.

Gjithsesi, lidhur me transmetimin e COVID-19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprime normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë./Burimi: ISHP

A shkakton COVID-19 dëmtim të zemrës: Ja çfarë shpjegojnë kardiologët në një studim të ri

nga Daniela Burnazi

Deri më tani, jemi njohur me simptomat kryesore të COVID-19 si kollë e thatë, ethe, të dridhura, lodhje e vazhdueshme dhe ndonjëherë edhe diarre apo të vjella. Por për pasojat e COVID-19 apo efektet e zgjatura pas infektimit me virusin s’është folur shumë.

Sipas 2 studimeve të reja të botuara në JAMA Kardiologji, studiuesit paralajmërojnë për disa efekte të qëndrueshme që mund të ketë COVID-19 në trup, veçanërisht në sistemin kardiovaskular.

Studimi i parë, i kryer nga studiuesit gjermanë, zbuloi se SARS-COV-2, virusi që shkakton COVID-19 mund të hapë rrugën për në indet e muskujve në zemër. Studiuesit vlerësuan indet kardiake të 39 personave në Gjermani, të cilit kishin vdekur kohëve të fundit nga COVID-19 dhe u diagnostikuan postmortem. Moshat e këtyre personave varionin nga 78 në 89 vjeç. Sipas studimit, virusi ishte i pranishëm në zemrat e 24 prej 39 pacientëve. Studimi paraqet se ndërsa virusi u zbulua brenda indit kardiak të pacientëve të vlerësuar, ai nuk shoqërohej domosdoshmërisht me inflamacion në përputhje me miokardin.

Ndërsa ishte e njohur tashmë që kushtet ekzistuese kardiovaskulare si hipertensioni dhe sëmundja e artereve koronare mund të rrisin rrezikun e komplikimeve nga Covid-19, studimi i ri gjeti prova të ndikimit kardiovaskular në SARS-COV-2.

Sipas mjekëve studiues:  “Këto zbulime të reja sigurojnë prova intriguese se COVID-19 shoqërohet me të paktën ndonjë përbërës të dëmtimit të miokardit, mbase si rezultat i infeksionit viral të drejtpërdrejtë të zemrës”.

Studimi i dytë, këtë herë nga studiuesit në Gjermani, Itali dhe Rusi, vlerësoi 100 pacientë, të moshës 45 deri 53 vjeç, të cilët ishin shëruar kohët e fundit nga COVID-19. Pacientët u zgjodhën nga Regjistri i Spitalit Universitar Frankfurt COVID-19 midis Prillit dhe Qershorit 2020. Nga 100 pacientë, 82% ishin simptomatikë. 33% e pacientëve të përfshirë kërkuan shtrimin në spital, ndërsa 67% ishin në gjendje të shëroheshin në shtëpi.

Lidhur me shëndetin kardiovaskular të këtyre pacientëve, 78% kishin zbulime anormale nga imazhet e rezonancës magnetike kardiovaskulare (RMK) – ose në testimin që vlerëson funksionin dhe strukturën e sistemit kardiovaskular – ndërsa 60% e pacientëve të rikuperuar kishin “inflamacion të vazhdueshëm të miokardit”.

 

Në thelb, studimi i ri krijon një lidhje midis COVID-19 dhe miokarditit, ose inflamacionit në zemër të shkaktuar nga infeksioni viral, por në një shkallë relativisht të dobët, thotë Daniel Cantillon, MD, kardiolog në Klinikën Cleveland.

Burimi: HEALTH

11 këshilla që ju ndihmojnë për të përmirësuar gjumin e natës

Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj

  1. Mos konsumoni kafeinë mbasdite vonë

Kafeina mund të përkeqësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, veçanërisht nëse pini sasi të mëdha, vonë pasdite ose në mbrëmje.

  1. Pakësoni dremitjet e çrregullta/ gjatë ditës

Dremitjet e gjata në drekë apo gjatë ditës mund të dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, ndaloni automatikiht  dremitjen ose shkurtoni orarin e gjumit të drekës.

  1. Mundohuni të flini dhe të zgjoheni në kohë të qëndrueshme

Mundohuni të kriojini një rutinë strikte fjetje dhe zgjimi – veçanërisht gjatë fundjavave. Nëse është e mundur, përpiquni të zgjoheni dhe flini në të njëjtat orare çdo ditë.

  1. Mos pini alkool

Shmangni alkoolin para gjumit, pasi mund të zvogëlojë prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe të çojë në prishjen e orareve të gjumit.

  1. Përshtateni mjedisin tuaj në dhomës së gjumit

Eleminoni dritën dhe zhurmën e jashtme për të bërë një gjumë më të mirë.

  1. Vendosni termometër në dhomën tuaj të gjumit

Testoni temperatura të ndryshme për të zbuluar se cila është më e rehatshme për ju. Kryesisht 20 ° C është më përshtatshmja për shumicën e njerëzve.

  1. Mos hani ushqim të rëndë në mbrëmje vonë

Konsumimi i një vakti të rëndë para gjumit mund të çojë në gjumë të dobët. Sidoqoftë, disa vakte dhe ushqime të caktuara disa orë para gjumit mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

  1. Relaksoni trupin dhe mëndjen

Teknikat e relaksimit para gjumit, përfshirë banjot e nxehta dhe meditimin. Bëni një banjë ose dush relaksues. Shmangni mbi- mendimin.

  1. Mundësojini vetes krevat, dyshek dhe jastëk të rehatshëm

Krevati, dysheku dhe jastëku ndikojnë shumë në cilësinë e gjumit. Nëse nuk janë të rehatshëm sac duhet ju përvecse nuk do të bëni gjumë të mirë, keni edhe një probabilitet të lart të ngriheni ccdo ditë më dhimbje koke, shpine dhe trupi. Këshillohet që dysheku të ndërrohet ccdo 5-8 vjet.

  1. Kryeni aktivitete rregullisht – por jo para gjumit

Ushtrimet e rregullta gjatë orëve të ditës janë një nga mënyrat më të mira për të siguruar një gjumë të mire, por para gjumit atom und të dëmtojnë përveccse cilësisë së gjumit edhe shëndetin tuaj.

  1. Shmangni konsumin e lëngjeve para gjumit

Ulni sasinë e lëngjeve që konsumoni para gjumit në mënyrë që të shmangni nevojat gjatë natës. Përpiquni që t’I kryeni të gjitha nevojat tuaja para se të shkoni në shtrrat.

Alergji apo COVID-19: Ja si të dalloni ndryshimin

nga Daniela Burnazi

Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë theksohet se alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon keq ndaj diçkaje që zakonisht  mund të jetë e padëmshme për të tjerët (psh nga poleni, pluhuri etj).

Simptomat më të shpeshta të alergjive janë:

– rrufë

– hundë të bllokuara

– gulçim

– lodhje

– teshtima

– kollitje

– dhimbje koke

– vështirësi në frymëmarrje

Përveç këtyre simptomave, Marc F. Goldstein, shef i alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Pensilvanisë, thotë se ata që kanë alergji sezonale mund të përjetojnë edhe kruajtje, lotim dhe/ose fryrje të syve, kruarje të hundës, veshëve, fytit etj.

Shpesh shumë njerëz i ngatërrojnë simptomat e alergjive me ato të COVID-19 sepse disa nga simptomat si teshtima, lodhja, vështirësia në frymëmarrje janë të përbashkëta.

Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre janë simptomat kryesore të COVID 19:

– ethe

– vështirësi në frymëmarrje

– dhe kollë e thatë

Prandaj, sipas ekspertëve nuk duhen ngatërruar simptomat sepse alergjitë nuk japin temperaturë dhe shumicën e rasteve shoqërohen me kruajtje ndërsa koronavirusi jo. Dhe teshtima është shumë e shpeshtë tek personat që vuajnë nga alergjitë, ndërsa në rast se jeni infektuar me COVID s’ndodh shpesh.

Burimi: HEALTH

Sunday, October 25, 2020

Vdekja e 53-vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë reagoi pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve, ku asnjëri prej spitaleve  nuk mori përsipër të kuronte.
Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

Partia Demokratike hodhi akuza të forta për rastin. PD kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi e akuzon për keqmenaxhim të situatës në spitale nga koronavirusi, duke u ndalur specifisht në rastin e fundit, ku ndërroi jetë një 53-vjeçar nga Ndroqi. Nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se vdekja e qytetarit të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë. Sipas saj, vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë.

Saturday, October 24, 2020

Në spitalet COVID nuk ka më vende, sistemi futet në kolaps

Të dyja spitalet që trajtojnë pacientët me covid raportojnë se nuk kanë më shtretër të lirë.

Friday, October 23, 2020

Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

Humb jetën si pasojë e COVID-19 Prof. Dr. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike virale”

Gjithë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t’i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof. Dr. Elmas Eltari është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Prof. Eltari studioi dhe zbuloi për herë të parë në Shqipëri “Ethet hemorragjike virale”. Për këto zbulime dhe studime ka raportuar në disa Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare, për të cilat është vlerësuar pozitivisht dhe është thirrur vazhdimisht në këto konferenca (të paguara nga shoqatat mjekësore ndërkombëtare, si në Kajro, Anvers të Belgjikës në 1987-n; në Selanik të Greqisë në 1988-n, në Stokholm në janar 1989, në Baden të Vjenës, në Dubrovnik  dhe në Kortina d’Ampezzo të Italisë.

Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, në një konsultë në Senatoriumin e Tiranës. Rasti u dërgua në Budapest (Hungari), ku u konfirmua diagnoza. Ndërkohë, në 1989 ka vërtetuar për herë të parë praninë e borreliazës në Shqipëri, të vërtetuar me ekzaminime serologjike.

 

Krem për lëkurën e syve, ja si ta përgatisni vetë me aloe vera

Përshtati në shqip: Sidorela ZHOLAJ

Aloe vera është quajtur si “bima e pavdekshmërisë”. Aloe vera është e dobishme kur trajtoni djegiet, aknet, strijat etj. Gjithashtu ka aftësinë për të ushqyer  dhe qetësuar lëkurën.

Ajo që është e mrekullueshme në lidhje me xhelin aloe është se ajo mund të aplikohet në lëkurën tuaj direkt pa u shqetësuar për ndonjë efekt anësor. Mund ta përzieni edhe me përbërës të tjerë nëse dëshironi të rrisni efikasitetin e tij. Nëse dëshironi të bëni disa receta  për kujdesin e lëkurës duke përdorur aloe vera, mund ti hidhni një sy rekomandimeve më poshtë.

Krem kundër plakjes për lëkurën e syve

Shenjat e plakjes zakonisht shfaqen rreth syve, kjo është një recetë e mirë për t’u provuar. Për këtë krem ​​sysh, do t’ju duhet një lugë gjelle xhel i pastër aloe vera dhe një kapsulë vitaminë E. Hapni kapsulën e vitaminës E duke përdorur një kunj dhe shtrydhni përmbajtjen në një tas të vogël. Shtoni xhel aloe vera në të dhe përziejeni siç duhet duke përdorur një lugë. Vendosni një sasi të vogël të përzierjes në lëkurën rreth syve tuaj. Përsëriteni çdo natë para se të shtriheni për të fjetur.

Krem fytyre me aloe vera

Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është si një krem ​​fytyre. Në këtë recetë, do t’ju duhet një filxhan xhel aloe vera, 2 lugë gjelle vaj jojoba, 5 deri në 8 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj, gjysmë filxhan vaj kokosi dhe 1.5 lugë gjelle hoje dylli. Për të filluar, do t’ju duhet të ngrohni dyllin e bletës, vajin e jojobës, si dhe vajin e kokosit në një enë ,e përzieni herë pas here derisa përbërësit të treten së bashku. Hidheni në një blender qelqi dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni blenderin në fuqi të ulët përzierjeje dhe derdhni ngadalë xhelin e aloe verës. Ndaloni herë pas here për të lënë përbërësit të përzihen. Vazhdoni derisa të merrni një strukturë të lehtë dhe kremoze. Pasi të jetë shtuar dhe përzier aloe në mënyrën e duhur, mund të shtoni vajra esencialë.

Maskë aloe vera, mjaltë dhe ujë trëndafili

Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është të krijoni një maskë fytyre për të parandaluar aknet. Në këtë recetë, sigurohuni që të përdorni mjaltë të papërpunuar pasi do t’ju ndihmojë të qetësoni lëkurën tuaj. Do t’ju duhet një lugë gjelle  me xhel të pastër aloe vera dhe mjaltë i papërpunuar organik, si dhe 1 deri në 2 lugë çaji me ujë trëndafili ose lëng organik limoni nëse nuk keni ujë trëndafili të disponueshëm. Merrni një tas të vogël dhe përzieni të gjithë përbërësit në të derisa të krijoni një pastë të butë. Vendoseni më pas në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajeni më pas duke përdorur ujë të ngrohtë. Kjo maskë këshillohet të bëhet të paktën tri herë në javë për të zvogëluar efektet e akneve.

Këto janë vetëm disa shembuj të recetave të aloe verës që mund të përgatisni për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket dhe të mbetet e shëndetshme. E mrekullueshme për aloe vera është se është plotësisht e sigurt për t’u përdorur dhe që ju mund t’i përsërisni këto receta sa herë të doni. Nëse do të kuroni puçrra, duke qetësuar lëkurën tuaj të irrituar, ose thjesht doni ta mbani lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshme, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyeshme për t’u përdorur.

Vdekshmëria nga kanceri anal po rritet: Ja shenjat paralajmëruese që e tregojnë

Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Shëndetit Publik UT Health, normat e kancerit anal po rriten shume shpejt dhe duke qënë se është një nga llojet më të rralla të kancereve.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e rasteve me kancer anal shoqërohen dhe me Human Papilloma Virus (HPV). Sipas studimit rreth 91% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një infeksion të mëparshëm HPV.

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqejen e ketij kanceri:

– Mosha: shumica e të prekurve me kancer anal janë mbi 50 vjeç.

–  Shumë partnerë seksual: personat që kanë ndërruar shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre janë më të predispozuar të preken nga kanceri anal.

– Mardhëniet seksuale anale

Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t’u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri.

Marrja e viruseve nga goja (me ushqimet)

Dr. Alket Koroshi (mjek nefrolog)

Viruset janë një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve  nga ushqimi. Simptomat e këtyre infeksioneve ndryshojnë në varësi të virusit të përfshirë.

  • Hepatiti A është një virus që prek mëlçinë për disa javë deri në disa muaj. Simptomat mund të përfshijnë lëkurë të verdhë, të përziera, diarre dhe të vjella. Deri në 15% të individëve të infektuar përjetojnë sëmundje të përsëritur brenda 6 muajve të infektimit.
  • Norovirus është raportuar të jetë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të rënda gastrointestinale që ndodhin në anijet e lundrimit, por kjo shkakton sëmundje në shumë situata dhe vendndodhje. Rreth 20 milion njerëz në SHBA sëmuren nga këto viruse shumë ngjitëse çdo vit.
  • Rotavirusi shkakton diarre të rëndë dhe me ujë që mund të çojë në dehidrim. Çdokush mund të marrë rotavirus, por sëmundja ndodh më shpesh tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Rotaviruset dhe norovirusët janë përgjegjës për shumë (por jo për të gjitha) rastet e gastroenteritit viral, i cili shkakton inflamacion të stomakut dhe zorrëve. Njerëzit mund të përdorin termat “virus i stomakut” ose “grip i stomakut” për t’iu referuar gastroenteritit viral, i cili shkakton të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

Nuk është e këndshme të mendosh për këtë, por sëmundjet virale të transmetuara nga ushqimi transmetohen përmes rrugës fekale-orale. Kjo do të thotë që një person merr virusin duke gëlltitur grimcat e virusit që derdhen përmes jashtëqitjeve të një personi të infektuar. Dikush me këtë lloj virusi që nuk lan duart pasi përdorin banjën mund ta transferojë virusin tek të tjerët duke shtrënguar duart, duke përgatitur ushqim ose duke prekur sipërfaqe të forta. Uji i ndotur është një tjetër burim i mundshëm i infeksionit.

Çaji i rozmarinës: ja përfitimet që merrni nëse e konsumoni çdo ditë

nga Daniela Burnazi

Rozmarina është një nga ilaçet bimore më të njohura. Pirja e çajit të rozmarinës është një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar sëmundjet që do të listojmë në këtë postim:

Ja përfitimet që merrni nga çaji i rozmarinës:

Përmirëson tretjen: çaji i rozmarinës ka veti antispasmodike që ndikojnë në reduktimin e gazrave dhe fryrjes së barkut.  Ky çaj bimor promovon bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe përmirëson thithjen e lëndeve ushqyese.

Ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira: çaji i rozmarinës është i pasur me antioksidantë që ju parandalojnë infeksionet dhe inflamacionet. Ky çaj parandalon gjithashtu radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ, Alxheimer, plakje të parakohshme etj.

Rrit sistemin imunitar: falë antioksidantëve dhe vitaminave, çaji i rozmarinës ju rrit sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Çaji i rozmarinës është gjithashtu i pasur me vitaminë A, magnez, kalium, kalcium etj elemente thelbësore për rritjen e imunitetit.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Nxit rritjen e flokëve.

Burimi: HEALTH

Ajri i ndotur vret gjysmë milioni foshnja në vit në të gjithë botën

Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Raporti i Gjendjes Globale të Ajrit thotë se cilësia e ajrit në ambientet e brendshme shkakton dy të tretat e vdekjeve dhe ndikon në shëndetin e foshnjave të palindura.

Të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati 500,000 (gjysmë milion) foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës.

Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në bark (ende të palindura). Këta ndotës mund të shkaktojnë lindje të parakohshme ose lindje nën peshë. Të dy këta faktorë janë shkaktar për vdekshmëri të lartë të foshnjave.

Gati dy të tretat e 500,000 vdekjeve  të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme, veçanërisht nga ndotja që buron nga lëndët djegëse të ngurta si qymyr druri etj.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar vite me radhë për ndikimet e ajrit të ndotur tek njerëzit e moshuar dhe tek ata me probleme shëndetësore, por së fundmi kanë filluar të kuptojnë ndikimin  e lartë në vdekjet e foshnjave të palindura. Hulumtuesit janë ende të paqartë, por një gjë është e sigurtë se kjo ndotje po shkakton problem të mirë rritjes së foshnjës dhe përfundimisht ndikon në lindjen nën peshë. Foshnjat e lindura prematur janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të fëmijërisë dhe pneumonisë pasi mushkëritë e tyre  nuk kanë mundur të zhvillohen plotësisht.

Beate Ritz, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, tha se ndotja e ajrit të brendshëm në qytete anembanë Indisë, Azisë Jug-Lindore dhe Afrikës ishte e krahasueshme me atë të Londrës Viktoriane.

“Kjo ndotje e ajrit që ne shohim në qytetet moderne në ditët e sotme, krahasohet me ndotjen që kishim 150 vjet më parë në Londër dhe vende të tjera, ku kishte zjarre qymyri nëpër ambientet e brendshme. “Ekziston gjithashtu dëmtim i trurit dhe organeve të tjera nga kjo ndotje, kështu që vetëm mbijetesa nuk është e mjaftueshme – ne duhet të zvogëlojmë ndotjen e ajrit për shkak të ndikimit në të gjitha këto organe,” tha ajo.

Disa nga këto efekte ka të ngjarë të kenë ekzistuar, pa u vënë re, për shekuj me radhë, sepse njerëzit kanë gatuar për një kohë të gjatë me zjarr  në hapësira të mbyllura, një aktivitet që  ka bërë të mundur thithjen e këtyre grimcave të dëmshme, veçanërisht nga gratë dhe fëmijët, të cilët kalojnë më shumë kohë në shtëpi .

Raporti përqendrohet në të dhëna deri në vitin 2019, kështu që nuk  janë përfshirë  ndikimet që pati  bllokimi në të gjithë botën për shkak të COVID-19  në vitin 2020. Autorët thanë se pandemia Covid-19 do të kishte pasur një ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit dhe do pakësonte vdekjet nga ndotja e ajrit, por këto janë efekte që ende nuk janë hulumtuar qartë.

Greenbaum tha se gjasat e ndonjë ndikimi të dobishëm afatgjatë në shëndet nga pakësimi i përkohshëm i ndotjes së ajrit për shkak të kufizimeve, ishte e vogël, por që pastrimi i papritur i ndotjes nga trafiku dhe industria ndryshoi perceptimin e shumë njerëzve për cilësinë e ajrit.

“Njerëzit papritmas e kuptuan se si është të kesh qiell të bukur blu rregullisht. Edhe nëse nuk do të zgjaste, ajo tregoi se çfarë ishte e mundur, “tha Greenbaum.

Disa studime kanë sugjeruar që njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19.

Shkencëtarët thanë se kishte pasur pak shenja përmirësimi në ndotjen e ajrit gjatë 10 viteve të fundit, megjithë vërehet një rritje për rreziqet nga ajri i ndotur në pesë vitet e fundit.

Të paktën 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2019 ishin nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, një faktor që rrit rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër, diabetit, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera kronike të mushkërive. Ndotja e ajrit tani është shkaku i katërt më i lartë i vdekjeve në mbarë botën ndikuar edhe nga pirja e duhanit dhe dietave të pashëndetshme ushqimore./ Burimi: The Guardian

 

 

Thursday, October 22, 2020

COVID19/ 302 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
  • 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
  • 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
  • 5 raste në Krujë dhe Librazhd,
  • 4 raste në Has dhe Peqin,
  • 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
  • 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
  • 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore                  302
  • Të shëruar ne 24 orë               54
  • Humbje jete në 24 orë             3
  • Testime ditore                         1405
  • Testime totale            112,969
  • Raste pozitive                18250
  • Raste të shëruara            10395
  • Raste Aktive                          7390
  • Humbje jete                           465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             3653
  • Durrës             724
  • Shkodër           494
  • Fier              487
  • Korçë              459
  • Lezhë              369
  • Elbasan           334
  • Vlorë            285
  • Berat            217
  • Kukës               178
  • Dibër             95
  • Gjirokastër        95

COVID-19/ Mjekja pediatre: Mosha e rekomanduar për mbajtjen e maskës tek fëmijët

Prof. Gjeorgjina Kuli

Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomanduar për fëmijët e vegjël që duhet të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër, sepse është një moshë që fëmijëve mund t’ju shpjegohet për rëndësinë e maskës; pse duhet mbajtur. Po kështu, mund të kombinohet në formë lojrash me personazhet e përrallave apo të botës së tyre për ta bërë pjesë të rëndësishme të përditshmërisë.

Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për mbrojtjen ndaj sëmundjeve që hapen nëpërmjet spërklave të ajrit. Nuk është një mjet i ri, thjesht po vemë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohësh dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin.

Mos ju ndani xhinxherit, ja si ndikon në shëndetin e kockave dhe zemrës

 Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj

Xhenxhefili (Ginger)  është një bimë që  gjendet në xhunglat e Azisë Jugore. Ai përdoret gjerësisht si erëz ose ilaç popullor.

Xhenxhefili ka përdorime të ndryshme, përdoret si në kuzhinë ashtu edhe  për efekte  shëndetësore. Mund të ndihmojë sistemin imunitar dhe reagimin e trupit. Kjo bimë ka fuqinë për të luftuar inflamacionin, mbipeshën, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundja Alzheimer. Xhenxhefili ka një ndikim në lehtësimin e shenjave të inflamacionit si dhimbja dhe intoleranca e aktivitetit tek njerëzit me artrozë dhe / ose artrit reumatoid. Është zbuluar se 75 përqind e pacientëve me artrit dhe të gjithë pacientëve me probleme muskulore pas përdorimit të xhenxhefilit rregullisht kishin ulur dhimbjen dhe ënjtjet.

Edhe sistemi i tretjes gjithashtu përfiton nga përdorimi i xhenxhefilit. Mund të lehtësojë shqetësime  si të përzierat dhe të vjellat, veçanërisht në gratë shtatzëna. Nga studime të ndryshme të bëra, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se xhenxhefili është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve të lëvizjes. Një studim zbuloi gjithashtu se xhenxhefili demonstroi lehtësim më të madh kur krahasohej me ilaçe të  zakonshëm që përdoren pa recetë  për sëmundjet e lëvizjes. Është zbuluar në një provë tjetër që xhenxhefili bëri një efekt të konsiderueshëm të ashpërsisë së të përzierve, si dhe frekuencës së të vjellave në 19 nga 27 gra në muajt e parë të shtatzëninsë (më pak se pesë muaj). Gjetjet e studimit theksuan se xhenxhefili mund të përdoret në vend të ilaceve, pasi është më i sigurt, nuk kërkon doza të mëdha dhe nuk ka efekte anësore .

Xhenxhefili gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe diabetin..Është zbuluar se bima ka vetitë e saj anti-diabetike. Sipas botimit, studimi u krye në 2015 dhe në të u përfshinë 41 pjesëmarrës me diabet 2. Gjetjet e hulumtimit zbuluan se dy gram pluhur xhenxhefili në ditë ulte sheqerin në gjak me 12% , HbA1c (shënjuesi për nivelet kronike të sheqerit në gjak ) .

Një nga sëmundjet më të vështira dhe më të rrezikshme në ditët e sotme është kanceri. Sipas studiuesve, xhenxhefili demonstroi veti luftuese të kancerit, të cilat mund të ulin molekulat që shkaktojnë inflamacion në zorrën e trashë. Kështu, ekstrakte të kësaj bime janë gjetur si trajtim alternativ për forma të ndryshme të kancerit.

Së bashku me përfitimet e tij shëndetësore, njerëzit mund ta shijojnë xhenxhefilin në mënyra të ndryshme. Sipas Medical Neës Today, xhenxhefili i freskët mund të shtohet në mjaltë ose lëng, gatime ose sallata shtëpie, në çaj xhenxhefili por edhe në vaktet të tjera.

18 mënyra natyrale për të ulur tensionin e lartë të gjakut pa medikamente

nga Daniela Burnazi

Presioni i lartë i gjakut është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe ndër më të rrezikshmet sepse mund të dëmtojë zemrën. Kjo sëmundje prek 1 në 3 persona në SHBA dhe me shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botën.

Nëse nuk stabilizohet, presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.

Ja 18 mënyra natyrale si ta ulni presionin e lartë të gjakut pa medikamente:

  1. Ecni dhe bëni aktivitet fizik rregullisht
  2. Reduktoni konsumimin e natriumit: kripa është një nga armiqtë kryesorë të tensionit të lartë të gjakut. Mundohuni ta konsumoni sa më pak.
  3. Mos pini alkool
  4. Konsumoni ushqime të pasura me kalium: të tilla si domate, patate të ëmbla, pjepër, avokado, portokall, kajsi, banane, ton, salmon, arra, fara të ndryshme, qumësht, kos, fasule etj.
  5. Reduktoni kafeinën: kafja dhe produktet me kafeinë ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut.
  6. Mos u stresioni: stresi është një nga armiqtë kryesorë të presionit të lartë të gjakut.
  7. Hani çokollatë të zezë dhe kakao: konsumojini në sasi të vogla kur keni nevojë për energji dhe keni reduktuar kafen.
  8. Humbni peshë: mbipesha ndikon negativisht në presionin e lartë të gjakut.
  9. Mos pini duhan
  10. Mos konsumoni sheqer, përdorni ëmbëlsues më të shëndetshëm të tillë si mjalti.
  11. Konsumoni manaferra: ato kanë në përbërje polifenolë, element i cili ju përmirëson shëndetin e zemrës dhe ju ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Mund të përdorni dhe çaj manaferrash.
  12. Meditoni dhe përmirësoni teknikat e frymëmarrjes.
  13. Hani ushqime të pasura me kalcium: rekomandimi i kalciumit në baza ditore është 1.000 mg në ditë. Për gratë mbi 50vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç është 1.200 mg në ditë. Kalciumin mund ta merrni nga qumështi dhe nënproduktet e tij, nga fasulet, sardelet etj.
  14. Merrni suplemente natyrale: këto duhet t’i merrni me këshillën e mjekut.
  15. Hani hudhra.
  16. Pini çaj hibiscus.
  17. Hani ushqime të pasura me magnez: magnezi është një element shumë i rëndësishëm që ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.
  18. Pini ujë me limon.

Burimi: Medical News Today

Çaji kamomilit:Një mrekulli e natyrës, ja përfitimet shëndetësore që ju jep

nga Daniela Burnazi

Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh si një medikament natyral për të përmirësuar dhe trajtuar disa probleme shëndetësore.

Studimet tregojnë se çaji i kamomilit është një mrekulli natyrore për të qetësuar dhimbjet dhe për të lehtësuar inflamacionet.

Sipas sutidmimeve sa më i fortë të jetë çaji, aq më të mëdha janë përfitimet shëndetësore që mbartni prej tij. Këshillohet të bëhet çaj me lulet e kamomilit, jo me bustina të gatshme.

Ja disa nga përfitimet e çajit të kamomilit:

Redukton dhimbjet menstruale: përveç lehtësimit të dhimbjeve ju ndihmon dhe të qetësoni ankthin gjatë periudhës së mensturacioneve.

– Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin

– Parandalon osteoporozën

– Redukton inflamacionet

– Parandalon/lehtëson ankthin, mërzinë, depresionin

– Redukton dhimbjen e kokës

– Lehtëson dhimbjet gastrointestinale

– Lehtëson çrregullimet autoimune

– Ju përmirëson gjumin

– Ju relakson

– Trajton simptomat e ftohjes/gripit/virozave

Burimi: Medical Neës Today

FMN: Paketa e ndihmës anti Covid-19 e Shqipërisë, më e ulëta në Europë

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.

Siç shihet në grafikun bashkëngjitur suporti fiskal (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1 % e PBB së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim (pjesa më të kuqe e grafikut). Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokomi i shpenzimeve buxhetore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar analizoi se qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale që vepruan si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur në nën kontroll gati gjysmën e rënies.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.

FMN vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik.

Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia.

Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu.

Analiza e stafit të FMN tregon se programet mbështetëse të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditetit të korporatave.

Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën 50-80 për qind në varësi të secilit vend.

Sëmundja e koronavirusit (COVID-19) shkaktoi humbje të mëdha në njerëz sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverisë janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërruese.

Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me parashikuar të kontraktohet me 7 për qind në vitin 2020, e saj rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bjerë sipas Fondit me 7.5% këtë vit./Monitor

Wednesday, October 21, 2020

Spektakli enigmatik i covid-19 dhe implikimi okular

 Dr.Eduard Skufi, Oftalmolog Konsulent, Athinë

Covid-19  me ‘mutacionet  e  papritura’, si virus me ‘preferenca të veçanta’ dhe  aq  shumë  ‘inteligjent ” po aq  sa intrigues dhe makabre në një ekuacion me shumë  të panjohura , kërkon vëmendje të vecante dhe hetim perfekt epidemiologjik .

Syri ashtu si mukozat e tjera është i ekspozuar dhe i pa mbrojtur ndaj  këtij  ‘virusi enigmë’. Duhet  të jeni  mjaft të kujdesshëm sepse syri është  ‘portal i fshehtë’,  një  dritare delikate transparente  për Covid dhe  viruse  të  tjera, e  cila  mund të bëhet  shkak  që virusi mund  të transmetohet edhe përmes syve .

SARS-CoV-2 është i aftë të shkaktojë implikime diverse të syrit siç është konjunktiviti viral shpesh bilateral,( në formën klasike ose në formën e kemozës apo mikro hemorragjive), por jo në stadin e parë të sëmundjes, pra mund të konfirmojë ‘pozitivitetin e  preekzistencës së virusit’.  Evidentohet se deri në 3 përqind të njerëzve me COVID-19 zhvillojnë simptoma ofthalmologjike si konjunktiviti akut bilateral rreth dy javë pas fillimit të sëmundjes . Karakteristikat e tablose okulare, prania e ARN virale dhe dinamika virale e SARS-CoV-2 konfirmohen nga ekzemplarët  konjunktival  analitike .

Por, duhet  të keni  parasysh  se është manifestuar dhe një formë tjetër e  implikimit  okular  ‘më pak  dramatike  në preludin e  saj  por  tepër dramatike  në   prognozë’,   forma  interne    e   ashtuquajtura: Covid Retinopati që karakterizohet me  humbjen e transparencës së shikimit apo  me  prezencën e alteracioneve të shikimit në  formën e  deformimit të figurave, me shfaqjen e  njollave të lëvizshme  multiforme apo flash,  ku  neglizhenca do të  kishte  pasoja serioze. Në këto raste kontaktimi  sa  më  i shpejtë  me  mjekun  oftalmolog  përbën  emergjencë.

Kujdes të veçantë  duhet të kenë  pacientët me patologji pre-existuese okulare  apo  me disregulacione vaskulare .

Mbrojtja e syve tuaj nga spërklat gjatë të folurit dhe kollitjes nga njerëz të ndryshëm mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shanseve  tuaja për kontaktimin me koronavirusin . Eleminoni fërkimin e syve, veçanërisht në publik dhe me duar të papastërta, mos e neglizhoni!

Nëse keni konjunktivit nga COVID-19, mund të infektoni të tjerët me SARS-CoV-2 kur prekni sytë dhe pastaj prekni njerëzit ose sipërfaqet pa larë ose dezinfektuar duart tuaja. Evitoni prekjen e fytyrës, veçanërisht  të mukozave .

Kaloni  nga  përdorimi  i  lenteve  të kontaktit në alternativën e  syzeve  protektive . Mos  neglizhoni veç maskës  dhe  syzet  mbrojtëse   ose   face shield,  të cilat  ofrojnë një  handicap shtesë mbrojtës kundër Covid-19. Përdorni shpesh herë  larjen  e  syve  me ujë  e  sapun, hidhni disa  herë  në  ditë  lot artificial . Konsultohuni  me  mjekun  tuaj  për mundësinë e përdorimit  të veçantë  të suplementeve  protektive për  strukturat okulare .

Kur  Covid -19 konvertohet në ‘stresor  sinjifikant hiperbolik’  me distres në kontinuitet   mund  të  krijohen patologji   komplekse  në ” nuclear reaction tip “! Aksioma më me vlerë për këtë situatë është: Mjekimi dhe vaksina më e mirë  kundër viruseve është  preventiviteti koshient në solidaritet humanitar.