Monday, October 26, 2020

A shkakton COVID-19 dëmtim të zemrës: Ja çfarë shpjegojnë kardiologët në një studim të ri

nga Daniela Burnazi

Deri më tani, jemi njohur me simptomat kryesore të COVID-19 si kollë e thatë, ethe, të dridhura, lodhje e vazhdueshme dhe ndonjëherë edhe diarre apo të vjella. Por për pasojat e COVID-19 apo efektet e zgjatura pas infektimit me virusin s’është folur shumë.

Sipas 2 studimeve të reja të botuara në JAMA Kardiologji, studiuesit paralajmërojnë për disa efekte të qëndrueshme që mund të ketë COVID-19 në trup, veçanërisht në sistemin kardiovaskular.

Studimi i parë, i kryer nga studiuesit gjermanë, zbuloi se SARS-COV-2, virusi që shkakton COVID-19 mund të hapë rrugën për në indet e muskujve në zemër. Studiuesit vlerësuan indet kardiake të 39 personave në Gjermani, të cilit kishin vdekur kohëve të fundit nga COVID-19 dhe u diagnostikuan postmortem. Moshat e këtyre personave varionin nga 78 në 89 vjeç. Sipas studimit, virusi ishte i pranishëm në zemrat e 24 prej 39 pacientëve. Studimi paraqet se ndërsa virusi u zbulua brenda indit kardiak të pacientëve të vlerësuar, ai nuk shoqërohej domosdoshmërisht me inflamacion në përputhje me miokardin.

Ndërsa ishte e njohur tashmë që kushtet ekzistuese kardiovaskulare si hipertensioni dhe sëmundja e artereve koronare mund të rrisin rrezikun e komplikimeve nga Covid-19, studimi i ri gjeti prova të ndikimit kardiovaskular në SARS-COV-2.

Sipas mjekëve studiues:  “Këto zbulime të reja sigurojnë prova intriguese se COVID-19 shoqërohet me të paktën ndonjë përbërës të dëmtimit të miokardit, mbase si rezultat i infeksionit viral të drejtpërdrejtë të zemrës”.

Studimi i dytë, këtë herë nga studiuesit në Gjermani, Itali dhe Rusi, vlerësoi 100 pacientë, të moshës 45 deri 53 vjeç, të cilët ishin shëruar kohët e fundit nga COVID-19. Pacientët u zgjodhën nga Regjistri i Spitalit Universitar Frankfurt COVID-19 midis Prillit dhe Qershorit 2020. Nga 100 pacientë, 82% ishin simptomatikë. 33% e pacientëve të përfshirë kërkuan shtrimin në spital, ndërsa 67% ishin në gjendje të shëroheshin në shtëpi.

Lidhur me shëndetin kardiovaskular të këtyre pacientëve, 78% kishin zbulime anormale nga imazhet e rezonancës magnetike kardiovaskulare (RMK) – ose në testimin që vlerëson funksionin dhe strukturën e sistemit kardiovaskular – ndërsa 60% e pacientëve të rikuperuar kishin “inflamacion të vazhdueshëm të miokardit”.

 

Në thelb, studimi i ri krijon një lidhje midis COVID-19 dhe miokarditit, ose inflamacionit në zemër të shkaktuar nga infeksioni viral, por në një shkallë relativisht të dobët, thotë Daniel Cantillon, MD, kardiolog në Klinikën Cleveland.

Burimi: HEALTH

No comments:

Post a Comment