Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj
Xhenxhefili (Ginger) është një bimë që gjendet në xhunglat e Azisë Jugore. Ai përdoret gjerësisht si erëz ose ilaç popullor.
Xhenxhefili ka përdorime të ndryshme, përdoret si në kuzhinë ashtu edhe për efekte shëndetësore. Mund të ndihmojë sistemin imunitar dhe reagimin e trupit. Kjo bimë ka fuqinë për të luftuar inflamacionin, mbipeshën, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundja Alzheimer. Xhenxhefili ka një ndikim në lehtësimin e shenjave të inflamacionit si dhimbja dhe intoleranca e aktivitetit tek njerëzit me artrozë dhe / ose artrit reumatoid. Është zbuluar se 75 përqind e pacientëve me artrit dhe të gjithë pacientëve me probleme muskulore pas përdorimit të xhenxhefilit rregullisht kishin ulur dhimbjen dhe ënjtjet.
Edhe sistemi i tretjes gjithashtu përfiton nga përdorimi i xhenxhefilit. Mund të lehtësojë shqetësime si të përzierat dhe të vjellat, veçanërisht në gratë shtatzëna. Nga studime të ndryshme të bëra, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se xhenxhefili është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve të lëvizjes. Një studim zbuloi gjithashtu se xhenxhefili demonstroi lehtësim më të madh kur krahasohej me ilaçe të zakonshëm që përdoren pa recetë për sëmundjet e lëvizjes. Është zbuluar në një provë tjetër që xhenxhefili bëri një efekt të konsiderueshëm të ashpërsisë së të përzierve, si dhe frekuencës së të vjellave në 19 nga 27 gra në muajt e parë të shtatzëninsë (më pak se pesë muaj). Gjetjet e studimit theksuan se xhenxhefili mund të përdoret në vend të ilaceve, pasi është më i sigurt, nuk kërkon doza të mëdha dhe nuk ka efekte anësore .
Xhenxhefili gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe diabetin..Është zbuluar se bima ka vetitë e saj anti-diabetike. Sipas botimit, studimi u krye në 2015 dhe në të u përfshinë 41 pjesëmarrës me diabet 2. Gjetjet e hulumtimit zbuluan se dy gram pluhur xhenxhefili në ditë ulte sheqerin në gjak me 12% , HbA1c (shënjuesi për nivelet kronike të sheqerit në gjak ) .
Një nga sëmundjet më të vështira dhe më të rrezikshme në ditët e sotme është kanceri. Sipas studiuesve, xhenxhefili demonstroi veti luftuese të kancerit, të cilat mund të ulin molekulat që shkaktojnë inflamacion në zorrën e trashë. Kështu, ekstrakte të kësaj bime janë gjetur si trajtim alternativ për forma të ndryshme të kancerit.
Së bashku me përfitimet e tij shëndetësore, njerëzit mund ta shijojnë xhenxhefilin në mënyra të ndryshme. Sipas Medical Neës Today, xhenxhefili i freskët mund të shtohet në mjaltë ose lëng, gatime ose sallata shtëpie, në çaj xhenxhefili por edhe në vaktet të tjera.
No comments:
Post a Comment