Një holandeze ka humbur betejën me Covid-19, duke u shënuar dhe si rasti i parë në botë e cila pasi u riinfektua për herë të dytë nga virusi humbi jetën.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktima është një e moshuar, 89-vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Gjithashtu bëhet me dije se sistemi imunitar i 89 vjeçares që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.
E moshuara holandeze pas qëndrimit dy mujor në spital me simptoma të gripit, ishte shëruar dhe rikthyer në shtëpi. Ndërsa pas 59 ditësh rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me koronavirusi, dhe pas dy javësh betejë ka humbur jetën.
No comments:
Post a Comment