Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
- 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
- 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
- 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
- 5 raste në Krujë dhe Librazhd,
- 4 raste në Has dhe Peqin,
- 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
- 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
- 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 302
- Të shëruar ne 24 orë 54
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 1405
- Testime totale 112,969
- Raste pozitive 18250
- Raste të shëruara 10395
- Raste Aktive 7390
- Humbje jete 465
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 3653
- Durrës 724
- Shkodër 494
- Fier 487
- Korçë 459
- Lezhë 369
- Elbasan 334
- Vlorë 285
- Berat 217
- Kukës 178
- Dibër 95
- Gjirokastër 95
No comments:
Post a Comment