Nga Daniela Burnazi
Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Shëndetit Publik UT Health, normat e kancerit anal po rriten shume shpejt dhe duke qënë se është një nga llojet më të rralla të kancereve.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e rasteve me kancer anal shoqërohen dhe me Human Papilloma Virus (HPV). Sipas studimit rreth 91% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një infeksion të mëparshëm HPV.
Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqejen e ketij kanceri:
– Mosha: shumica e të prekurve me kancer anal janë mbi 50 vjeç.
– Shumë partnerë seksual: personat që kanë ndërruar shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre janë më të predispozuar të preken nga kanceri anal.
– Mardhëniet seksuale anale
Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t’u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri.
No comments:
Post a Comment