Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj
- Mos konsumoni kafeinë mbasdite vonë
Kafeina mund të përkeqësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, veçanërisht nëse pini sasi të mëdha, vonë pasdite ose në mbrëmje.
- Pakësoni dremitjet e çrregullta/ gjatë ditës
Dremitjet e gjata në drekë apo gjatë ditës mund të dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, ndaloni automatikiht dremitjen ose shkurtoni orarin e gjumit të drekës.
- Mundohuni të flini dhe të zgjoheni në kohë të qëndrueshme
Mundohuni të kriojini një rutinë strikte fjetje dhe zgjimi – veçanërisht gjatë fundjavave. Nëse është e mundur, përpiquni të zgjoheni dhe flini në të njëjtat orare çdo ditë.
- Mos pini alkool
Shmangni alkoolin para gjumit, pasi mund të zvogëlojë prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe të çojë në prishjen e orareve të gjumit.
- Përshtateni mjedisin tuaj në dhomës së gjumit
Eleminoni dritën dhe zhurmën e jashtme për të bërë një gjumë më të mirë.
- Vendosni termometër në dhomën tuaj të gjumit
Testoni temperatura të ndryshme për të zbuluar se cila është më e rehatshme për ju. Kryesisht 20 ° C është më përshtatshmja për shumicën e njerëzve.
- Mos hani ushqim të rëndë në mbrëmje vonë
Konsumimi i një vakti të rëndë para gjumit mund të çojë në gjumë të dobët. Sidoqoftë, disa vakte dhe ushqime të caktuara disa orë para gjumit mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
- Relaksoni trupin dhe mëndjen
Teknikat e relaksimit para gjumit, përfshirë banjot e nxehta dhe meditimin. Bëni një banjë ose dush relaksues. Shmangni mbi- mendimin.
- Mundësojini vetes krevat, dyshek dhe jastëk të rehatshëm
Krevati, dysheku dhe jastëku ndikojnë shumë në cilësinë e gjumit. Nëse nuk janë të rehatshëm sac duhet ju përvecse nuk do të bëni gjumë të mirë, keni edhe një probabilitet të lart të ngriheni ccdo ditë më dhimbje koke, shpine dhe trupi. Këshillohet që dysheku të ndërrohet ccdo 5-8 vjet.
- Kryeni aktivitete rregullisht – por jo para gjumit
Ushtrimet e rregullta gjatë orëve të ditës janë një nga mënyrat më të mira për të siguruar një gjumë të mire, por para gjumit atom und të dëmtojnë përveccse cilësisë së gjumit edhe shëndetin tuaj.
- Shmangni konsumin e lëngjeve para gjumit
Ulni sasinë e lëngjeve që konsumoni para gjumit në mënyrë që të shmangni nevojat gjatë natës. Përpiquni që t’I kryeni të gjitha nevojat tuaja para se të shkoni në shtrrat.
No comments:
Post a Comment