Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj
Zemra pompon gjak në trupit tonë përmes arterieve dhe venave. Gjaku përmban oksigjen dhe lëndë ushqyese që e mbajnë trupin tonë gjithmonë në funksion. Kur ka diçka që nuk shkon me zemrën ose enët e gjakut, kemi të bëjmë me sëmundje zemre që njihen ndryshe edhe si sëmundje kardiovaskulare.
Ataku i zemrës
Ataku në zemër ndodh kur bllokohet rrjedhja e gjakut në një pjesë të muskulit të zemrës dhe nëse rrjedha e gjakut nuk rikthehet shpejt, ajo pjesë e muskulit të zemrës vdes.
Simptomat e atakut të zemrës
Dhimbja në mes të gjoksit është simptoma më e zakonshme.
Nëse kemi të bëjmë me një sulm në zemër, mund të ndjeni dhimbje në:
- gjoks (mund të jetë edhe e lehtë edhe e rëndë)
- nofulla
- qafë
- shpatulla
Simptoma të tjera të mundshme janë:
- djersitje
- marrje mendsh ose të fikët
- të vjella
- marrje fryme.
Gjithashtu theksojmë se ka raste kur nuk keni fare dhimbje.
Nëse mendoni se ti apo dikush tjetër po kalon një sulm në zemër, telefononi menjëherë ambulancën. Trajtimi i hershëm mund të shpëtojë jetë
Angina (dhimbje gjoksi e shkaktuar nga sëmundje të zemrës)
Ndodh kur muskujt e zemrës nuk marrin gjak dhe oksigjen mjaftueshëm.
Më saktë, është një shenjë e sëmundjes së zemrës – megjithatë, mund të kurohet.
Angina zakonisht ndodh kur bëni aktivitet ose ushtrime.
Simptomat përfshijnë:
- shtrëngim ose dhimbje në gjoks herë pas here
- vështirësi e papritur në frymëmarrje
- dhimbje midis shpatullave
- dhimbje gjoksi që përhapet edhe te nofulla, dhëmbët ose veshët
- rëndim, ndjesi shpimi,dhimbje në shpatull ose në krah (zakonisht në anën e majtë).
Nëse keni pasur ndonjë nga këto simptoma, bisedoni me mjekun ose infermierin tuaj.
No comments:
Post a Comment