nga Daniela Burnazi
Sindroma e faqeve të goditura (sëmundja e pestë) është një nga sidromat më të shpeshta tek fëmijët e vegjël. Rallë ndodh tek të rriturit, por tek ata mund të ketë pasoja më serioze.
Simptomat më të zakonshme të kësaj sindrome:
– temperaturë nga 38 – 38.5
– sekrecione në hundë dhe fyt
– dhimbje koke
– dy faqet të skuqura, duket sikur faqet janë goditur
– disa ditë më vonë mund të shfaqen të skuqyra në kraharor, krahë dhe këmbë.
Sa zgjat kjo sindormë?
Skuqja e faqeve normalisht mund të zbehet brenda 2 javësh. Skuqja e trupit gjithashtu mund të zbehet brenda 2 javësh, por mund të shkojë deri në një muaj.
Nëse kjo sindromë ndodh tek të rriturit ata do të kenë sindroma më të forta, dhimbje dhe ngurtësi kyçesh dhe skuqja mund të ju ikë pas disa javësh.
Ja çfarë mund të bëni vetë në shtëpi për fëmijën tuaj:
Zakonisht nuk ju nevojitet të shkoni tek mjeku nëse skuqja nuk ka vazhduar më shumë se 2 javë.
– jepini fëmijës sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin
– në rast se ka temperaturë të lartë jepini paracetamol për temperaturë deri në 38.5 dhe ibuprofen për temperaturë mbi 38.5
– përdorni krem hidratues për lëkurën
– jepini sa më shumë ushqime të shëndetshme në mënyrë që mos t’ju bie imuniteti.
Burimi: Majo Clinic
No comments:
Post a Comment