Wednesday, October 7, 2020

KUJDES!!! Ja cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve vaginale

nga Daniela Burnazi

Djegia, kruajtja dhe aroma e pakëndshme janë vetëm disa nga simptomat më të zakonshme të infeksioneve vaginale. Një vaginë normale përmban baktere dhe nganjëherë maja pa patur domosdoshmërisht një infeksion.

Ja disa nga faktorët që ndikojnë në infeksione:

– ndryshimet hormonale

– marrja e antibiotikeve

– maredheniet seksuale

– shtatëzania etj.

Ja disa nga infeksionet më të shpeshta vaginale:

Infeksioni maja: lloji më i zakonshëm i vaginitit janë infeksionet maja të shkaktuar nga llojet e ndryshme të kerpudhave të njohura si Kandida. Ka shumë lloje të infeksioneve candida, më i zakonshmi është Kandida Albicans.

Infeksionet maja mund të shkaktojnë sekrecione të bardha e të trasha, kruarje dhe skuqje të vulvës.

Vaginoza bakteriale: sëbashku me majanë, bakteret “miqësore”  të quajtura laktobacilli jetojnë në vaginë. Kur numri i laktobacilli bëhet shumë i ulët, ai mund të çojë në një gjendje të quajtur vaginosis bakteriale. Me ketë infeksion një grua mund të ketë/ose jo sekrecione të trasha dhe të bardha, mund të mos ketë kruarje apo djegie, por mund të ketë aromë peshku.

Trikomoniaza: trikomonas vaginitis është infeksion seksualisht i transmetueshëm (SST). Simptomat janë thuajse të njëjta me infeksionet e tjera si: djegie, acarim, skuqje dhe ënjtje të vulvës, shkarkesë vaginale të verdhë, gri ose jeshile, aromë të keqe etj.

Klamidia Vaginitis: është SSR dhe mund të shkaktojë inflamacion të vaginës. Disa gra mund të kenë shkarkim me klamidia, disa të tjera jo. Nëse infeksioni përhapet nga vagina në qafën e mitrës, ju mund të keni gjakderdhje ndërmjet periodave apo marrdhënieve seksuale.

Gratë seksualisht aktive deri në moshën 26 vjeç duhet të testohen çdo vit për klamidia sepse ky infkesion është shpesh pa simptoma dhe mund të ndikojë në pjellori.

Gonorrea: është një tjetër SST, shumë infektues, që shpesh nuk shkakton asnjë simoptome, por shkakton shkarkesë vaginale, dhimbje gjatë urinimit apo marrëdhënieve etj.

Gratë që kanë gonorrea shpesh kanë edhe klamidia, kështu që një grua që rezulton pozitive për njërën nga këto infeksione bakteriale shpesh do të trajtohet edhe për tjetrën.

BURIMI: EVERYDAY HEALTH

No comments:

Post a Comment