Një tjetër profesionist shëndetësor ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale bën të ditur se ditën e djeshme është ndarë nga jeta, për shkak të COVID-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu në faqen e saj zyrtare në Facebook.
No comments:
Post a Comment