nga Daniela Burnazi
Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza e urinës dhe uretra. Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator. Çdo person mund të preket nga infeksionet urinare, por më të rriskuarit janë personat që kanë probleme me veshkat, gratë shtatzëna etj.
Në këtë postim do t’ju paraqesim disa receta popullore që ju ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve urinare.
Përveç konsumimit të tepërt të ujit, që është i dmosdoshëm, ja disa kura popullore që ju ndihmojnë në lehtësimin e infeskioneve urinare:
Lëngu i boronicës së kuqe
Ka kohë që diskutohet se lëngu i boronicës së kuqe ndihmon kundër infeksioneve të fshikëzës. Ky lëng ju ndihmon të pastroni bakteriet nga rrugët urinare
Sodë buke
Nëse keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit konsumoni një lugë kafeje sodë buke me ujë.
Çaji i bishtave të qershisë.
Çaji i mustaqeve të misrit.
Reduktoni përdorimin e ngacmuesve
Kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet me gaz dhe ëmbëlsuesit artificialë mund të irritojnë fshikëzën e urinës dhe ta bëjnë akoma më të vështirë për ta shëruar. Përqendrohuni tek ushqimet e shëndetshme, si karbohidrate me nivel të lartë fibrash dhe yndyrna të shëndetshme si avokado apo vaji i ullirit që ju ndihmojnë për tretjen.
Uthull molle
Ata që vuajnë nga UTI mund të përdorin uthullën e mollës si antiobiotik natyral për trajtimin e infeksionit.
Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinar
– Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.
– Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.
– Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
– Të mos pijë alkool.
– Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
– Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.
– Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.
No comments:
Post a Comment