nga Daniela Burnazi
Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë theksohet se alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon keq ndaj diçkaje që zakonisht mund të jetë e padëmshme për të tjerët (psh nga poleni, pluhuri etj).
Simptomat më të shpeshta të alergjive janë:
– rrufë
– hundë të bllokuara
– gulçim
– lodhje
– teshtima
– kollitje
– dhimbje koke
– vështirësi në frymëmarrje
Përveç këtyre simptomave, Marc F. Goldstein, shef i alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Pensilvanisë, thotë se ata që kanë alergji sezonale mund të përjetojnë edhe kruajtje, lotim dhe/ose fryrje të syve, kruarje të hundës, veshëve, fytit etj.
Shpesh shumë njerëz i ngatërrojnë simptomat e alergjive me ato të COVID-19 sepse disa nga simptomat si teshtima, lodhja, vështirësia në frymëmarrje janë të përbashkëta.
Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre janë simptomat kryesore të COVID 19:
– ethe
– vështirësi në frymëmarrje
– dhe kollë e thatë
Prandaj, sipas ekspertëve nuk duhen ngatërruar simptomat sepse alergjitë nuk japin temperaturë dhe shumicën e rasteve shoqërohen me kruajtje ndërsa koronavirusi jo. Dhe teshtima është shumë e shpeshtë tek personat që vuajnë nga alergjitë, ndërsa në rast se jeni infektuar me COVID s’ndodh shpesh.
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment