“Delikate, serioze dhe e vështirë”, kështu e përshkroi sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, situatën aktuale të pandemisë. Muajt e ardhshëm, u shpreh ajo do të shohim një rritje të numrit të infektimeve. Ndërsa ne punojmë 24 orë, u shpreh ministrja, bluzat e bardha kanë nevojë për ndihmën e çdo kujt në mënyrë që të shmangim një situatë fatale. Manastirliu, bëri një krahasim të vendit tonë me vendet e tjera në botë, duke përmendur masat kundër pandemisë. Në Angli u shpreh ajo, nuk lejohen grumbullime më shumë se 6 veta, as në shtëpi, ndërsa në Belgjikë, jo më shumë 4 veta. Ndërsa në Bllok, u shpreh ministrja, shohim grumbullime të mëdha të rinjsh. Ajo bëri thirrje për zbatim të masave, në mënyrë që të shmangim një situatë kaotike në sistemin shëndetësor. Nëse mbingarkohen spitalet tha ajo, trajtimi për të sëmurët me kancer, apo ata që kërkojnë shërbime të veçanta do të mungojë. Ndaj përmes këtyre masave shtoi Manastirliu, nuk synohet vetëm shmangia e riizolimit, por edhe kolapsi shëndetësor./L.F-dritare.net
No comments:
Post a Comment